Pas një ndërprerje dy vjeçare për shkak të pandemisë, Kinemaja duket sikur po rikthehet. Dhe këtë herë me një lajm të mirë për kinematografinë shqiptare.
Filmi “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” me regji të Namik Ajazi e skenar të Ruzhdi Pulaha, me fotografi të Nino Celeste, fitoi cmimin si filmi më i mirë i gjatë në edicionin e 21, të ‘Festivalit të Kalsruhe’ në Gjermani.
“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” sjell një histori të pamundur dashurie mes një djali shqiptar dhe vajzës së ambasadorit italian gjatë viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri. Historia e tyre e dashurisë është gjetja për të ripërcjellë edhe njëherë atmosferën e dramat e shoqërisë shqiptare gjatë diktaturës komuniste.
Edicioni i 21, i festivalit ndërkombëtar i filmit: Karlsruhe, Indipendent Days, u zhvillua nga dt 21-25 shtator.
Karlsruhe film Festival është një nga festivalet më të mëdha të filmit në Gjermani.
Nga 1200 filma të paraqitur nga 90 shtete, juria selektoi 140 filma, të metrazhit të gjatë e të shkurtër, prej të cilëve 8 u vlerësuan me çmim.
“Portreti i Pambaruar i Clara Bellinit” ështę një bashkëprodhim shqiptaro -italian i vitit 2019, mes Mediavision e Mediterrania production, mbështetur nga QKK, Euroimage dhe Ministria Italiane e e Kulturës me pjesmarrjen e një kasti aktorësh nga më të mirët në dy vendet.
Remo Girone, MartaGastini, Beatrice Aiello, Anton Kowdrinaj, Vityoria Zinny, Olta Daku, Guljem Radoja, Alfred Trebicka, Rajmonda Bulku, etj./ CNA/KultPlus.com