Premiera Televizive “Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar” do të jepet këtë të dielë, shkruan KultPlus
“Filmi ishte premierën ndëkombëtare në festivalin ndëkombëtar të Moskës dhe ka qenë njëri ndër filmat më të shikuar në kinematë kosovare për vitin 2019”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Në kuadër të shfaqjeve së premierave televizive të filmave të mbështetur nga Qendra Kinamatografive e Kosovës, këtë të dielë nga ora 22:00 në RTK do të transmetohet filmi “Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar” me regji të Kushtrim Bekteshit.
Filmi ishte premierën ndëkombëtare në festivalin ndëkombëtar të Moskës dhe ka qenë njëri ndër filmat më të shikuar në kinematë kosovare për vitin 2019.
Në film luajnë kastë e gjerë aktorësh nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria, ndër të cilët: Shkumbin Istrefi, Osman Ahmeti, Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Salaetin Bilall, Muzbajdin Qamili, Vjollca Bekteshi Hamiti, Adriana Matoshi, Diana Spasova, Hismet Ramadani, Musa Isufi, Ervin Bejleri, Romir Zalla, Adrian Aziri, Bujar Ahmeti, Shengyl Ismaili, Donikë Ahmeti, Taulanta Jupi, Mona Mustafa, Sokol Hajrullai, Ilire Vinca, Vebi Qerimi, Adem Karaga, Muzafer Etemi, Besmir Bitraku, Gentë Ratkoceri, Lili Çavdarova Suçeva, Amernis Nokshiqi Jovanovska, Emine Kadriu, Flora Kadriu, Blerim Dardhishta, Muhamed Arifi, Mendim Murtezi, Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga, Elhame Bilalli, Hajrullah Ramizi, Zijadin Murtezi, Vaske Niço,
Filmi është bashkëprodhim në mes Manufaktura Production (Maqedoni) me producent Sasho Pavslovski, Media& Film Production (Kosovë) me producent Mumin Jashari, Ska-Ndal Production (Shqipëri) me producent Genc Permeti dhe Skupifestival (Maqedoni) me producent Muzbajdin Qamili dhe Osman Ahmeti. Filmi është i mbështetur financiarisht nga Agjencioni për Film i Maqedonisë, Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë, Radiotelevizioni i Kosovës, Radiotelevizioni i Maqedonisë 2, dhe Radiotelevizioni i Shqipërisë”.