Mimoza H publikon këngën më të re ‘Pretty Lies’ (VIDEO)

“Pretty Lies” është këngë e stilit alt-elektro-pop të errët ngjashëm me stilin e viteve të 80-ta dhe vibe Europop, si kënga nga Kraftwerk “Model”, pastaj Robyn “Call Your Girlfriend” dhe shkrirje e tingullit të Neë Order me vokalet a la Annie Lennox.

Ja se si rrëfehet Mimoza H në lidhje me këngën: ’’’Pretty Lies’ pasqyron mllefin dhe paknaqësinë time për padrejtësitë aktuale ne aspektin social, ekologjik, pabarazinë shoqërore, si dhe industrinë e argëtuese duke përfshirë këtu sfidat e pengesat e shumta në avancimin e rolit dhe pozitës së femrës në këtë industri.

”Teksa shkruaja tekstin, e ndjeja se sa i thellë ishte zemërimi që mbaja brenda për krejt këto mashtrime e gënjeshtra. Krejt ky emocion më shtyu që të shprehesha artistikisht me qëllim që ta kuptoja më mirë këtë mllef dhe t’i bashkohesha përpjekjeve për ndryshim të këndvështrimit përreth këtyre aspekteve shoqërore”, shprehet ajo.

”Për të rrëfyer mesazhin e këngës e ndjeva të nevojshme që t’a realizoj edhe video klipin, duke përdorur imazhe dhe deklarata të forta permes te cilave pershkruhet zhgënjimi im ndaj akteve mashtruese, lojërave të përdredhura dhe keqperdorimeve qe po behen nga ata qe gjinden në fuqi. Skena me oktapodin është pika kulmuese e këtij tregimi e që simbolizon dy anët e realitetit. Në njërën anë, tentakulat paraqesin iluzionin e thellë që e mbështetë rrjetin e sistemit aktual, ndërsa në anën tjetër, paraqet inteligjencën, vizionin dhe mprehtësinë e nevojshme për të shpalosur të vërtetat që do të mund të na shtyejnë drejt ndryshimeve pozitive’’, shprehet tutje Mimoza H. / KultPlus.com