Bashkim Shehu merr “Vlerësimin Special të Jurisë” në Prix Méditerranée

Bashkim Shehu dhe romani i tij “Loja, shembja e qiellit” pasi fitoi çmimin letrar “Balkanika” ku edhe u botua në Francë, u përfshi në konkurrimin për Prix Méditerranée Etranger 2018, ku edhe mori “Vlerësimin Special të Jurisë”, shkruan KultPlus.

Prix Méditerranée Etranger është një nga çmimet letrare më të rëndësishme që jepet çdo vit në Francë për letërsinë e përkthyer. Këtë vit ky çmim iu dha shkrimtarit amerikan Daniel Mendelsohn, fitues gjithashtu i shumë çmimeve të tjera me prestigj, amerikanë ose ndërkombëtarë, dhe një nga kontribuuesit kryesorë në New York Review of Books. Ndërsa gjatë viteve fitues të këtij çmimi kanë qenë edhe: Ismail Kadare, Umberto Eco, Jashar Qemal, Orhan Pamuk, Claudio Magris…

Ndërsa romanit “Loja, shembja e qiellit” që iu dha “Vlerësimi special i jurisë”, juria kryesohej nga anëtari i Akademisë Franceze Dominique Fernandez.

Është hera e dytë, në 27 edicionet e këtij çmimi, që krahas fituesit jepet një vlerësim i tillë./ KultPlus.com