Trazirat politike që ushqejnë artin e Gaye Su Akyol

Gaye Su Akyol quhet “artistja më e guximshme në Turqi” shpesh është marrë në pyetje nga policia rreth teksteve të saj kundër sistemit qeverisës në shtetin turk.

“Ndjesia e këndimit të saj na çon në një turne rreth Stambollit për të shpjeguar se si trazirat politike ushqejnë punën e saj”. U shpreh “The Guardian” Këngëtarja dhe tekstshkruesja në zhanrin Psychpop po lë gjurmë në historinë e muzikës turke. Në intervistën për “The Guardian”ajo sqaroi se si skena muzikore e qytetit ishte e përqendruar mbi ujë në anën evropiane, në zonën e Taksimit dhe në vendet përgjatë Rrugës Istiklal. “Njerëzit u takuan dhe pinë”, thotë ajo. “Ishte një qendër kulturore por qeveria fetare nuk ishte e lumtur për situatën. ”

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dëshironte që këtë zonë ta transformonte dhe të ndërtonte një xhami në Gezi Park – një hapësirë ku sipas presidentit, thotë Akyol, njerëzit mund të bëhen bashkë. Në vitin 2013, ato plane çuan në demonstrata ku pjesë e tyre ishte edhe artistja.

Kjo protestë nuk përfundoi pa reagime të dhunshmë nga ana e policisë dukë shkatuar lëndime të mëdha poashtu edhe vdekje te disa prej protestuesve, gjë kjo e cila u bë shkak që protesta të vazhdoj edhe me tutje kundër Erdoganit. Pastaj, u bë e pamundur që muzikantët të punonin në Taksim, disa edhe u larguan nga vendi e disa të tjerë u shpërngulën në zona tjera të cilat supozohej të ishin më mikëpritëse për skenën e muzikës.

Mirëpo, artistja me entuziast pohon se disponimi në Stamboll ka ndryshuar dhe njerëzit cdo ditë e më shumë po e kuptojnë mënyre e gabuar të qeverisjes së Erdoganit. /KultPlus.com