Vokalisti i grupit “Rainbow” për herë të parë në Kosovë

Vokalisti Ronnie Romero i grupit “Rainbow”, tashmë një grup mjaft i njohur në botë, për herë të parë do të performojë në Kosovë, në kuadër të festivalit Hardh Fest, shkruan KultPlus.

Pas turneut të tij mjaft të suksesshëm nëpër Evropë, Romero së bashku me grupin e tij do të jetë pjesë e festivalit Hardh Fest 2019, i cili do të mbahet në Rahovec në datat 16, 17 dhe 18 gusht.

Poashtu, prej rock grupeve ndërkombëtare, grupi tjetër i famshëm që do të jetë pjesë e festivalit, është THE MOOG nga Hungaria.

Përveç Ronnie Romero dhe THE MOOG, skena e Hardh Fest-it këtë vit pasurohet edhe me prezencën e 3 Musketjerëve – Elton Deda, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi.

E veçanta e Hardh Fest këtë vit është se DJ kryesor të secilës natë janë të gjitha vajza/gra – DJ Jehonë nga Kosova, Amer Doux nga Shqipëria dhe Ana Malo nga Maqedonia e Veriut.

Një got’ për mot, është slogani i këtij edicioni të Hardh Festit. / KultPlus.com