Vdes këngëtari i muzikës reggae, Johnny Nash

Këngëtari dhe tekst-shkruesi amerikan i muzikës reggae, Johnny Nash, ka vdekur në moshën 80-vjeçare.

Nash ishte i njohur për hit-in e tij të vitit 1972 “I Can See Clearly Now”.

Familjarët kanë njoftuar se Nash ka vdekur për shkaqe natyrore, njofton BBC.

Nash nisi karrierën si fëmijë por debutoi në skenë në 1957-n me këngën “A Teenager Sings the Blues”.

Nash që ka lindur në Houston qe një prej këngëtarëve jo-xhamajkan që incizoi këngë xhamajkane, reggae. / KultPlus.com