Vizita e parë dhe e vetme e Sten Dragotit në Shqipëri (FOTO)

Ishte viti 1996, kur regjisori i njohur me origjinë shqiptare në Amerikë, Sten Dragoti vizitoi për herë të parë (ajo do të ishte vizita e vetme e tij në Shqipëri) në shoqërinë e mikut të tij Gary Kokalari.

Në një udhëtim me helikopter ata përshkruan pothuajse gjithë territorin e vendit nga veriu në jug duke u ndalur në qytetet më të rëndësishme.

Kjo foto, kortezi e Muzeut Kokalari është bërë gjatë ndalesës në Butrint, duke vizituar gjurmët e qytetit mijëvvjeçar.

KUSH ISHTE STEN DRAGOTI?

Stenli G. Dragoti ishte biri i emigrantëve shqiptar nga fshati Dragot, pranë Tepelenës, dhe ka lindur në Nevv York City. Babai i tij Asllans, nga Dragot (mbiemrin e të cilit mban edhe artisti) i Tepelenës dhe nëna e tij Bahrie nga qyteti i lashtë Tepelenë. Hapat e para të këtij gjeniu filluan që në fëmini.

Dragoti ka bërë debutimin e tij në vitin 1972 me Dirty little Billy dhe më pas vijuan sukseset e tij si regjisor dhe producent i njohur në Hollivud.

Sten Dragoti ishte dhe një veprimtar për çështjen shqiptare, sidomos gjatë luftës në Kosovë. Mbylli sytë më 13 korrik 2018. / KultPlus.com