A do të bëhen kështu restorantet e 2020-ës?

Padyshim që stili jonë i jetesës do të ndryshojë me shpërthimin e kësaj pandemie. Kanë filluar idetë e para se si mund të bëhet plazh këtë verë apo si do jenë ulëset në avionë, por kureshtje e madhe është se çfarë mund të ndodhë me restorantet duke qenë dhe kategoria më e rrezikuar për përhapje infeksioni.

Pronari italian Valerio Calderoni, i një restoranti ka bërë një provë në biznesin e tij ‘Il Ciak’ në Trastevere.

Bashkë me gruan e tij Martinën shfaqen në restorant duke ngrënë darkë por të ndarë me një material. Mund të shihen, mund të flasin, por nuk mund të preken. A mund të jetë kjo një zgjidhje nëse pandemia do zgjasë?/KultPlus.com