Ndërron jetë piktori dhe skenografi i njohur shqiptar, Rexhep Aliaj

Sot ka ndërruar jetë piktori dhe skenografi i njohur shqiptar Rexhep Aliaj.

Lajmin për vdekjen e Aliajt e bëri vëllau i tij Robert Aliaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën.
Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen.
Për fëmijët nuk guxoj të shkruaj.
Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.
Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin
?”, shkruan ai duke ndarë edhe disa fotografi të artistit tashmë të ndjerë. / KultPlus.com