Rita Ora dhe Bebe Rexha në mesin e yjeve në sfilatën ‘Victoria’s Secret’

Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha do të performojnë në një nga shfaqjet më të mëdha të modës.

Ato do jenë pjesë e sfilatës së Victoria’s Secret ku ‘engjëjt’ do sjellin tendencat e fundit. Lajmin e kanë konfirmuar vetë artistet me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Të dyja këngëtaret ndihen shumë të emocionuara që për herë të parë do jenë pjesë e kësaj shfaqje të madhe që do të mbahet më 2 dhjetor në New York.

Pjesë tjetër e kastit performues do jenë ‘The Chainsmokers’, Halsey, Kelsea Ballerini, Shawn Mendes, The Struts, shkruan A.T.Sh./ KultPlus.com