Tom Hanks dhe Rita Wilson lirohen nga spitali pas trajtimit për Koronavirus

Aktori amerikan, Tom Hanks dhe bashkëshorta e tij, Rita Wilson janë liruar nga një spital në Australi ku janë trajtuar për Koronavirus.

Çifti që tash është në vetkarantrinë në Queensland në shtëpinë e tyre me qira, kanë njoftuar se javën e kaluar kanë dalë pozitiv me këtë virus, shkruan BBC.

Ata kanë qenë duke qëndruar në Gold Coast pasi që Hanks ka regjistruar një film rreth Elvis Presley. / KultPlus.com

Tom Hanks dhe Rita Wilson rezultojnë pozitivë për Coronavirus

Aktori amerikan Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson janë testuar pozitivë për Coronavirus.

Këtë e ka konfirmuar vet 63 vjeçari Tom Hanks, i cili aktualisht ndodhet në Australi, ndërsa dërgon mesazh për fansat, përcjellë Klan Kosova.

“Përshëndetje, njerëz. Rita dhe unë jemi këtu në Australi. Ndiheshim pak të lodhur, sikur të kishim ftohje dhe dhimbje të trupit”, fillon Hanks mesazhin.

“Rita kishte disa të dridhura që erdhën dhe shkuan… Ne u testuam për Coronavirus, dhe u zbulua se ishin pozitivë”.

“Epo, tani. Çfarë tutje? Zyrtarët e Mjekësisë kanë protokolle që duhen ndjekur”, shton ai në Instagram.

“Ne Hanksët, do të testohemi, vëzhgohemi dhe izolohemi për aq kohë sa kërkon shëndeti dhe siguria publike’’

‘’Ne do ta mbajmë botën të azhurnuar. Kujdesuni për veten tuaj!’’ përfundon Hanx.

Dyshja Hanks dhe Wilson ishin në Australi për para-prodhimin e filmit të patitulluar të Elvis Presley të Baz Luhrmann nga Warner Bros.

Në film, fituesi i dy hertë i Oskarit, Hanks luan menaxherin e Presley, Colonel Tom Parker. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B9nVasnBNF5/

Aktorja e famshme e Hollivudit zbulon origjinën çame

Aktorja e njohur e Hollivudit, Rita Wilson, ka bërë një dedikim mjaft prekës në Ditën e Nënës.

Ajo publikoi një foto në Instagram, ku kishte dalë me të ëmën, për të treguar një histori frymëzuese të sakrificave që kishte bërë.

Rita zbuloi për herë të parë se gjyshja e saj ka origjinë çame dhe është arratisur nga malet gjatë luftës. Ajo kujton momentet që kishte kaluar me të, shakatë që bënin apo ushqimin që i shijonte aq shumë nga dora e saj.

“Nëna ime. Ajo e humbi babain kur ishte 4 vjeçe dhe jetoi në fshatin e saj në kufij mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kur gjatë luftës gjërat u bënë serioze, nëna e saj vendosi të arratisej nga fshati mes malit që ndante dy shtetet. Nëna ime u detyrua ta bënte këtë gjë, të ecte mes natës nëpër mal, e rrezikuar nga momenti në moment që të vritej e të humbte çdo gjë. Çfarë kurajoje që kishte?! Njësoj si nëna ime. Ajo ishte e qeshur, e lezetshme, na bënte të qeshnim me shakatë e saj. Kurrë s`mësoi të ngiste biçikletën apo të notonte, gatuante për ne, na lante rrobat, na donte neve. Thurte çdo gjë me dorë. Edhe një fetë buke me gjalpë, një vezë e skuqur apo një sanduiç shijonte më shumë nga duart e saj. Më mungon shumë”, shkruan Rita, sipas “Tirana Post”, në dedikimin për gjyshen, shkruan Iconstyle, përcjell Albinfo.ch.

Ky postim është pëlqyer nga më shumë se 20 mijë persona, mes të cilëve edhe kolegë të famshëm të aktores, si Julia Roberts, e cila i ka lënë një koment Ritës në Instagram:

“Të dua Rita! Shumë bukur me nënën tënde të mrekullueshme!”

Për të gjithë ju që nuk e njihni, Rita Wilson ka luajtur një sërë filmash të famshëm, mes të cilëve “Sleepless in Seattle”, “Mama mia”, “My Big Fat Greek Wedding” etj.

Ajo është bashkëshortja e Tom Hanks dhe u nderua edhe me një yll në Bulevardin e Famës në mars të këtij viti./KultPlus.com