Politikani refuzon intervistën me gazetaren: I kam premtuar gruas se kurrë nuk do të qëndroj vetëm me dikë të gjinisë së kundërt

Kandidati republikan për guvernator të Missisipit refuzoi të zhvillonte një intervistë me një gazetare, në qoftë se aty nuk është i pranishëm edhe një koleg i saj i gjinisë mashkullore, shkruan BBC.

Gazetarja Lerison Campbell (40) thotë donte ta intervistonte kandidatin Robert Foster në kuadër të fushatës së tij, por ai refuzoi për faktin se ishte grua.

Megjithatë, Foster thotë se ai e bëri këtë si një masë parandaluese, sepse ai nuk donte që dikush ta vinte në pikëpyetje martesën e tij ose të lejonte një gazetare që ta akuzonte më vonë se nuk e kishte respektuar apo ngacmuar.

Gjatë një interviste për CNN, kandidati  36-vjeçar për guvernator foli për fenë dhe theksoi se i ka premtuar gruas së tij se ai kurrë nuk do të qëndronte vetëm me dikë të gjinisë së kundërt.

Foster gjithashtukritikoi edhe lëvizjen #MeToo, duke thënë se meshkujt po sulmojnë nga të gjitha anët.

“Unë nuk do ia lejoj vetes të vijë deri te një situatë, pas së cilës një grua mund të më akuzojë për diçka, pa qenë i pranishëm një person tjetër”, shton ai.