Roberto Arlt: Nëse doni të bëheni deputet

Nga Roberto Arlt

Në qoftë se doni të bëheni deputet, mos përrallisni për shtimin e prodhimit të panxharit të sheqerit, të karburanteve, të grurit; mos flisni për tatimin mbi të ardhurat; mos u betoni për besnikëri ndaj Kushtetutës dhe Atdheut, mos dërdëllisni për mbrojtjen e interesave të punëtorëve, të nëpunësve, të fëmijëve.

Jo. Nëse ju doni të bëheni deputet, duhet të ulërini gjithandej:
– Jam një hajdut, përherë kam vjedhur dhe kam grabitur sa kam mundur!…

Përktheu: Bajram Karabolli. / KultPlus.com