Anulohet festivali “Rock & Metal United 2021”

Festivali tre-ditor “Rock and Metal United 2021” është anuluar për shkak të masave të reja të marra nga Qeveria, në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit COVID-19.

Festivali ishte paraparë të mbahej në datat 27, 28 dhe 29 gusht.

“Me hyrjen në fuqi të masave të reja shtesë kundër përhapjes së Covid, me qëllimin e vetëm të ruajtjes së shëndetit publik, dhe duke i pasur parasysh kufizimet në orar, kufizimet në numrin e audiencës, distancën e detyrueshme, dhe gjithashtu numrin e vogël të personave të vaksinuar, na është pamundësuar mbajtja e festivalit”, thuhet në njoftimin në rrjetin social Facebook.

Ndërkaq, paratë e biletave që tashmë janë blerë mund t’iu rikthehen personave në pikat e blerjes. / KultPlus.com

Së shpejti nis festivali tradicional “Rock & Metal United 2021”

Rock United II dhe Metal United III, tashmë festivale tradicionale, këtë vitë do të mbahen me datat 27, 28, dhe 29 Gusht 2021, përcjellë KultPlus.

Rock & Metal United Festival është një projekt që bashkon grupet e muzikës rock dhe metal, fansat, organizatorët dhe mediat në mbështetje të muzikës dhe kulturës rock, nën moton “Një për të gjithë, të gjithë për Rock”. Qëllimi kryesor i këtij festivali është që të vazhdojë tradita e rock & metal e cila ne Kosovë ka fillet tek vitet e 60ta, dhe të promovohet kjo kulturë tek të rinjët, me pjesmarrje më të madhe me bende të reja duke përfshirë të gjitha komunitetet në Kosovë.

Ky festival, që është shumë i mirëpritur nga të gjithe ata që e vlerësojnë kulturën rock&metal, do ti bashkojë gjeneratat e ndryshme të krijuesve, ku veprat, përvojat dhe idetë e grupeve pjesëmarrëse do të shkëmbehen dhe përdoren si mësim për gjenerata e reja.

Në Rock & Metal United 2021, pritet të marrin pjesë grupe nga Kosova, Shqipëria dhe Italia, duke u zgjëruar me edhe më shumë bende ndërkombëtare në vitet në vijim. Ideja është që të ketë shfaqje apo koncerte tri ditë rradhazi, me prezentime të bendeve të reja rock & metal, dhe gjithashtu me përkrahje nga bende të famshme që kanë krijuar dhe kanë lënë gjurmë të pashlyera në kulturën e rockut shqipëtarë, rajonal e ndërkombëtar.

Koncerti organizohet në pjesën e amfiteatrit të pishinës së Gërmisë, dhe do të ketë njëzet e tri (23) performanca live të bendeve lokale dhe rajonale si në vijim:

Në natën e parë të festivalit do të performojnë grupet:

Aleksander Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi, nga Tirana.
Shega, bend arbëresh nga Hora e Arbëreshëvet, Itali.
Gima, artist shqipëtar që jeton dhe vepron në Austri
Epoka 94, Trampolinë nga Prishtina
Bystander nga Ferizaj

Në natën e dytë të festivalit do të performojnë grupet:

Bojken Lako nga Tirana.
Jericho, Gillespie, Zwada, Fron, Vini e Veni nga Prishtina
Koha nga Theranda

Në natën e tretë të festivalit do të performojnë grupet:

Eugent Bushpepa, Crossbones dhe TerrorSystem nga Tirana.
Frisson, Sotap, 4×4 dhe Oktappa nga Prishtina

Çmimi i biletës ditore është 5 Euro, dhe biletat për festivalin mund të blihen në:

Rave Travel, www.rave-travel.com (online & hardcopy) Rockuzinë (Prishtinë), Vendum (Prishtine), DefyThem (Prishtine), Check in Bar (Ferizaj), BarAca (Prizren), MuseumPub (Mitrovicë), RockHouse (Gjilan), Rock Hard (Therandë).

Për më shumë informata/pyetje rreth fetivalit kontaktoni:

Kreshnik Berisha, [email protected], tel: 049867999
Artan Balaj, [email protected], tel: 049657556
Jonian Slivova, [email protected] tel: 045590869
www.rockuzine.com | www.facebook.com\rockuzine | instagram: Rockuzine_k / KultPlus.com

“Rock United Fest” vazhdon traditën e rockut, 12 grupe pritet të performojnë në Gërmi

Më 6 dhe 7 shtator 2019 do të mbahet Festivali Rock United në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë. Rock United është projekt që bashkon grupet e muzikës rock dhe fansat nën moton “Një për të gjithë, të gjithë për Rock”, përcjellë KultPlus.

Qëllimi kryesor i këtij festivali është që të vazhdojë tradita e rockut, e cila në Kosovë ka fillet tek vitet e gjashtëdhjeta, dhe të promovohet kjo kulturë tek të rinjtë, me pjesëmarrje më të madhe të bendeve të reja, duke përfshirë të gjitha komunitetet në Kosovë.

Gjatë 2 mbrëmjeve të festivalit në Gërmi do të marrin pjesë 12 grupe nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, duke u zgjeruar me bende ndërkombëtare në vitet në vijim.

MBRËMJA E PARË: ü The Mole Pack, Zwada, Vini e Veni, Gillespie, Purgatory, kurse për mbylljen e natës së parë janë grupi legjendar kosovar Grupi 403, për të cilët kjo natë do të jetë kulminacioni i karrierës së tyre.

MBRËMJA E DYTË: ü Proximity Mine, Jutbina, Këpurdhat, Trampolinë, PeterPan Quartet, dhe natën e dytë të festivalit do ta përmbyllë grupi i njohur Elita 5, të cilët i rezistuan kohës për 30 vite, duke i qëndruar besnikë muzikës rock, me shumë hite të njohura dhe performanca të paharruara.

BILETAT NË PRISHTINË: Rockuzine, Dit’ e Nat’, MIQT Pub, Deck, Papillon, Rave Travel (Soma Book Station, Zyra e Rave Travel dhe Kiosku në Sh. Zahir Pajaziti) BILETAT në Prizren – Bar Aca, Ferizaj – Check In Bar, Gjilan – Te Papaku, Mitrovicë – Museum Pub dhe Therandë – Rock Hard. Kontak. / KultPlus.com