Vdes në moshën 86 vjeçare animatori i njohur i “Roger Rabbit”

Richard Williams, animatori fitues i çmimit Oscar që punoi në filmin e njohur “Who Framed Roger Rabbit”, ka vdekurën moshën 86 vjeçare.

Williams, ka lindur në Toronto por është zhvendosur në Britani të Madhe në vitet e ’50-ta, ai ka fituar dy çmime Oscar dhe një Bafta për punën e tij si regjisor animacioni për filmin e vitit 1988, ku rolin kryesor e kishte Bob Hoskins, raporton BBC.

Fituesi i trefishtë i Oscarit dhe i Baftas ka punuar edhe në dy filmat “Pink Panther” dhe në “Casino Royale”.

Williams vdiq në shtëpinë e tij në Bristol të premten, ka njoftuar familja e tij.

Williams, që ishte edhe aktor i zërave dhe shkrimtar, kishte thënë se Borëbardha – të cilën e kishte parë në moshën 5 vjeçare – i ka lënë “përshtypje të jashtëzakonshme” atij.

“Sa isha fëmijë, gjithmonë kam dashur të shkoj në ‘Disney’. Isha fëmijë i mençur, nisa të merresha me vizatime dhe kështu hyra në ‘Disney”, kishte thënë ai më 2008 për BBC-në.

“Ata bënë një tregim për mua, ndërsa unë qëndrova aty për dy ditë… mund të imagjinoni se çka do të thotë kjo për një fëmijë”.

Pas kësaj, ai ishte këshilluar të mësonte të vizatonte si duhet dhe pranoi se kishte “humbur krejtësisht interesimin për animacion” derisa nuk i mbushi 23 vjet – kur iu kushtua krejtësisht artit.

Filmi i tij i parë, “The Little Island”, u lansua më 1958 dhe fitoi një Bafta, ndërsa adaptimi i tij animacion i “A Christmas Carol” më 1971 bëri që ai të fitonte Oscarin e parë./koha.net/ KultPlus.com