Pse helmetat romake kishin nga një furçë sipër?

Në shikim të parë, ato duken sikur helmeta me një furçë të ngjyrosur me lloj-lloj bojnash, por historia tyre në fakt ishte krejt ndryshe.

Kaçirubat shumëngjyrëshe përdoreshin për të treguar gradën e ushtarit, por në të vërtetë funksioni më i rëndësishëm i tyre ishte, efekti që ato shfaqnin kundrejt armikut në fushën e betejës. Senati Romak ndante buxhet të posaçëm për prodhimin e uniformave.

Sipas shkrimtarit romak Vegetius, i cili jetoi në fund të vitit 300 të erës sonë, legjionarët mbanin përkrenare me pendë zogjsh, të cilat qendiseshin në detaje me astar lëkure e cila ngjitej nga ana e përparme deri në anën e pasme.

Punimet përgatiteshin në detaje nga saraçët e Romës dhe të zonave përreth. Përveç kësaj, kaçiruba kishte funksionin që t’i bënte ushtarët të dukeshin fizikisht më të mëdhenj dhe kështu të ishin më të rrezikshëm në betejë. Historiani grek Polyb thotë se Romakët vendosnin kaçirubë dhe nganjëherë me pendë më të gjata përballë – për t’i “dhënë atij një pamje që do t’i krijonte frikë armikut të tij”. /historienet/ KultPlus.com