Rregullat që i ndjek vetëm një grua e fortë që e ka kuptuar jetën

Një grua që zgjedh të jetë e sinqertë me veten zakonisht paguan një çmim të madh!

Një grua e fortë mëson që në fillim të jetës se ajo duhet të bëjë një zgjedhje. Të jetojë një jetë që u pëlqen të gjithëve, që nuk bezdis askënd dhe e shndërron atë në një simbol të “gruas së bukur” e ku jeton një jetë dëshpërimisht të qetë ose të zgjedhë të jetojë një jetë tërësisht autentike.

Një jetë që udhëhiqet nga ndërgjegjja e saj, një jetë ku nuk ka nevojë të përshtatet me ndonjë ide standarde të suksesit ose përsosjes dhe të kritikohet për zgjedhjen e saj të të qenit e vërtetë.

Kjo nuk është një zgjedhje e lehtë, por dallimi mes një gruaje të zakonshme dhe asaj që zgjedh të jetë e fortë dhe autentike është pikërisht kjo zgjedhje.
Nëse je një grua e fortë, ka shumë të ngjarë të ndihesh e vetmuar. Ja përse:

1. Nuk mund të shkoni kundër ndërgjegjes suaj

Çdo hap që ndërmerrni është nxitur nga brenda. Nëse është për njerëzit me të cilët keni vendosur të qëndroni, mënyra se si jetoni jetën tuaj ose lloji i punës që bëni, ju nuk angazhoheni në gjëra që shkojnë kundër parimeve tuaja.

2. Ju nuk doni të luani sipas rregullave

Duke ndjekur zërin tuaj të brendshëm që ju kërkon të rebeloheni ndaj çdo standardi të rremë që vihet mbi ju. Fakti që nuk trembeni për pasojat shpesh ju bën të imunizuar ndaj mendimeve të të tjerëve.

Kjo mund t’i bëjë njerëzit të mendojnë se nuk kanë kontroll mbi ju. Dhe ata nuk janë gjithmonë të shoqëruar me njerëz që sfidojnë autoritetin e tyre pa ndonjë zhurmë apo ankesë.

3. Ju i urreni njerëzit e shtirur dhe të rremë

Ju thoni atë që mendoni dhe nuk keni asgjë të fshehur pas veprimeve tuaja. Kjo ju bën t’i urreni njerëzit që janë të rremë. Hipokritët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj afrimit të tepërt me ju, sepse ndershmëria juaj do të tallet me gënjeshtrat dhe maskat e tyre.

4. Ju jepni, por nuk prisni asgjë në këmbim

Ky faktor ka tendencë t’ju largojë juve nga të tjerët, por jo gjithmonë në një mënyrë të shëndetshme.

Një grua e fortë shpesh jep nga zemra e saj, por nëse jeni tipi e cila është fortësisht e pavarur dhe nuk e tregon dobësinë e saj ndaj të tjerëve, mund të jesh ajo që gjithmonë jep dhe nuk merr asgjë në këmbim.

5. Intensiteti juaj i frikëson të tjerët

Një grua e fortë nuk ka frikë t’i zotërojë emocionet e saj. Ajo është e pasionuar, emocionale dhe e hapur për t’u prekur nga gjërat dhe njerëzit që kanë rëndësi për të.

Ajo ngre zërin e saj dhe përballet për kauzat në të cilat ajo beson. Kjo mund t’i bëjë vëzhguesit e heshtur dhe njerëzit pasivë të pakënaqur. Ndaj, mbani distancën dhe vazhdoni të jetoni një jetë tuajën të rehatshme.

6. Ju përfshiheni e gjitha ose fare

Ju ose përfshiheni 100% ose qëndroni jashtë plotësisht. Ju e urreni mediokritetin dhe pasionin e vakët. Ky lloj angazhimi dhe pritshmërie po aq i lartë mund t’i bëjë njerëzit të rishikojnë përpjekjet e tyre.

Por ndryshe nga ajo që njerëzit supozojnë, nuk janë gjërat e vogla që ju mundojnë, fokusi juaj gjithmonë është në një tablo më të madhe dhe afatgjatë.

7. Ju nuk pyesni, kërkoni ose luteni për vëmendje

Ju kurrë nuk e kërkoni qendrën e vëmendjes. Kjo ju bën jashtëzakonisht të dashur, por të rrezikshme për ata që jetojnë për famë ose për miratim nga të tjerët.

Për shkak se nuk prisni që të tjerët t’ju pëlqejnë, nuk ju nevojitet leja e tyre për të qenë e lumtur. Kjo mund të shkaktojë xhelozi dhe zili tek të tjerët.

8. E lejoni zemrën tuaj t’ju udhëheqë edhe nëse ju dhemb

Ndërsa njerëzit i gjykojnë ngjarjet dhe njerëzit si të saktë apo të gabuar dhe të mirë apo të këqinj, ju gjithmonë kërkoni të gjeni kontekstin. Ju besoni se të gjithë janë një produkt i rrethanave të tyre.

Përderisa ju nuk keni frikë të mbroni veten dhe të tjerët, ju nuk gjykoni menjëherë.

Kjo mund t’ju bëjë të dukeni si e ftohtë apo e pashpirt, por dhimbja që keni përjetuar ju ka mësuar se njerëzit janë shumë më tepër se ato që duken./ shkollaesuksesit/ KultPlus.com