Mbyllet me sukses Kuvendi Vjetor i RROK në Mitrovicë

Përgjatë dy diteve me radhë është mbajtur Kuvendi i Parë i Rrjetit të Organizatave të Kulturës (RrOK) në Mitrovicë. Në njoftimin e tyre thuhet se janë pranuar disa organizata të reja si dhe tregohet për përbërjen e re në strukturën udhëheqëse të këtij institucioni, shkruan KultPlus.com

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Përgjatë dy diteve me radhë është mbajtur Kuvendi i Parë i Rrjetit të Organizatave të Kulturës (RrOK) në Mitrovicë. Njëherit në këtë rrjet  janë pranuar gjashtë organizata të reja, si Fondacioni “Dhemetra, CDO, Reconciliation Empowering Communities-REC, Valet e Paqës, GAIA Mitrovicë, Theatre and Film House, duke arrirë numrin prej 17 organizatave në RrOK Mitrovicë . Ndërsa për antaresime të reja të organizatave të interesuara për të qenë pjesë e rrjetit, do të vendoset në fillim të vitit 2020.

Në mandat për dy vite, Kryesinë do e udhëheqin Lulzim Hakaj (REC), Mevlude Skuroshi (GAIA Mitrovice), Çameri Ceraja (regjisore) Erhan Mujka  (KosovaArs) dhe Nerimane Ferizi. Për të udhëhequr me Sekretariatin e RrOK në mandatin dy vjeçar është zgjedhur organizata 7 Arte dhe koordinator Lulzim Hoti. 

Kjo ngjarje është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit “Hapësirat Kulturore të Kosovës” të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarjeje është përgjegjësi 7Arte dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian”. / KultPlus.com

Më 22-23 nëntor është mbajtur Kuvendi i Parë i Rrjetit të Organizatave të Kulturës (RrOK) në Pejë

Më 23-23 nëntor është mbajtur Kuvendi i Parë i Rrjetit të Organizatave të Kulturës (RrOK) në Pejë, thuhet në komunikatën e tyre RrOK, shkruan KultPlus.com

“Më 22-23 nëntor është mbajtur Kuvendi i Parë i Rrjetit të Organizatave të Kulturës (RrOK) në Pejë. Përgjatë dy ditë punëve në Kuvendin e Anëtarëve, janë zgjedhur Kryesia, Kryetari i Kryesisë dhe Sekretariati. Po ashtu, në këtë Kuvend është aprovuar Strategjia e RrOK në Pejë për vitin 2020-2024, ashtu sikurse edhe Statuti i këtij rrjeti. Tri organizata të reja janë pranuar në RrOK Peja ndërkaq disa tjera kanë mbetur për t’u shqyrtuar në Kuvendin e radhës”.

Komunikata vazhdon duke treguar edhe për anëtarët e rinjë të RrOK në Pejë.

“Anëtarët e rinj të RrOK Peja janë: Local Democracy Agency of Kosovo, Kori Siparantum dhe Festivali Ndërkombëtar i Kitarës në Pejë”.

Tutje, është njoftuar edhe se nga kush do të udhëhiqen pozitat e ndryshme brenda këtij organizimi.

“Në mandat për dy vite, Kryesinë do e udhëheqin Genc Lipa (Old Timers Peja), Fatmir Bajraktari (Kori Siparantum), Pajtim Pasha (Into the Park), Gent Agolli (Let’s Do It Peja) dhe Arba Hatashi (Anibar). Genc Lipa njëherit është edhe Kryetar i Kryesisë së RrOK Peja. Për të udhëhequr me Sekretariatin e RrOK në mandatin dy vjeçar është zgjedhur organizata Anibar dhe koordinator Valton Marku (Anibar)”, përfundon komunikata e tyre. /KultPlus.com