Ahmeti i ndan këngëtarit Sabri Fejzullahu “Çelësin e Qytetit”

Me rastin e 11 Qershorit – Ditës së Çlirimit, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka ndarë “Çelësin e Qytetit” këngëtarit Sabri Fejzullahu.

Ahmeti, deklaroi se “Çelësi i Qytetit” po i dhurohet këngëtarit Sabri Fejzullahut si mirënjohje për kontributin që ka dhënë për Prishtinën.

I pari i Prishtinës falënderoj Sabri Fejzullahun për 55 vite karrierë ku përmes këngëve të tij ka dhënë shumë për qytetin e Prishtinës.

“E kemi nisur një traditë për të dhuruar çelësin e qytetit. Deri me tani i kemi dhënë dy çelësa, njërin Dua Lipës, dhe njërit një shkrimtari francez për një roman. Tani kemi vendos qe edhe çelësin t’ia japim juve për kontributin qe e keni dhënë për Prishtinën. Të falënderoj për 55 vjet karrierë dhe këngët më të njohura i ke për Prishtinën”, ka thënë Ahmeti.

Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu me emocione falënderoj nga zemra Komunën e Prishtinës për mirënjohjen.

Më ketë rast, Fejzullahu përgëzoj edhe për punën e mahnitshme siç tha ai qe ka bërë kryetari Ahmeti gjatë muajve të pandemisë, raporton EO.

“Faleminderit prej zemrës, babin e Shpendit e kam pasur si motiv në jetë. Ansambli i juaj që punon dhe kam përcjell punën tuaj, por katër muajt e fundit keni punuar. Jeni njeriu më i suksesshëm dhe komuna duke u nisur nga pandemia. Me keni nderuar shumë”, shtoi Fejzullahu. / KultPlus.com