“ShegaFest”, promovohet tradita dhe etnografia e trevës

Promovimi i produkteve të zonës ishte në fokus të një aktiviteti festiv të organizuar sot Lezhë.

Bashkia e Lezhës organizoi sot “ShegaFest” 2021, një event që u organizua mes instalacionit të Lahutës së Malësisë dhe Obeliskut të Besëlidhjes së Kombit.

Promovimi i produkteve vendase, por edhe i traditës dhe kostumografisë së kësaj treve, janë synimet kryesore të organizimit të festave lokale në Lezhë.

Aktiviteti përcolli po ashtu mesazhe artistike nga artistët dhe piktorët lezhjanë, ndërsa një panair i produkteve vendase u organizua në sheshin e qytetit.

Bashkia e Lezhës ka hartuar një kalendar të plotë të festave lokale, si mënyra më e mirë  për promovimin e traditës së zonës dhe tërheqjen e vizitorëve./KultPlus.com