Kosova do ta bëjë të detyrueshëm shërbimin ushtarak

Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi ka njoftuar se shumë shpejt do të vijë në Kuvendin e Kosovës një dokument, për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Ajo theksoi se Ministria e Mbrojtjes e ka themeluar një grup pune që po merret për hartimin e një projektligji, derisa shtoi se janë duke shikuar bashkëpunimin me Zvicrën, në lidhje më këtë.

“Strategjia e sigurisë është shumë e qartë, dhe specifikon mirë rreziqet nga i vinë Kosovës dhe si do të duhet të veprojnë institucionet e saj. Ministria e Mbrojtjes, veçse e ka themeluar një grup punues, që po merret me hartimin e një projekgliji dhe kanë bërë vizitë në shtetin e Zvicrës, dhe janë duke shikuar mënyrën e bashkëpunimin me shtetin Zvicrës, si të implementohet në Kosovë për shërbimin ushtarak të detyrueshëm në Kosovë, po shikohen mundësi më të mira, nuk ka kontakte veç me Zvicrën por edhe me shtetet tjera”, u shpreh Mehmeti-Selimi. / KultPlus.com

Pamje të papara deri më tani: Adem Jashari, nga koha e kryerjes së shërbimit ushtarak

Ndonëse është thënë e treguar për jetën e komandantit legjendar Adem Jashari, i cili me tërë familjen e tij u flijua për lirinë e vendit, një fotografi e tillë nuk është parë deri më tani.

Në këtë fotografi shihet komandanti legjendar gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në kohën e ish-Jugosllavisë.

Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari shihet i shoqëruar edhe nga Jetullah Geci dhe dy persona tjetër, në këtë fotografi.

Kullajt e Jasharëve  në Prekaz të Skenderajt, të cilat janë bërë tashmë simbol i lirisë që gëzojmë sot, vizitohen nga mijëra njerëz gjatë tërë vitit.

Familja Jashari mbetet dëshmia më e fuqishme e luftës dhe rezistencës të popullit shqiptarë, i cili donte vetëm një gjë, të ishte i lirë në vendin e vet. /indeksonline/ KultPlus.com