Ekspozitë ‘Shkatërrimi i Mitrovicës gjatë Luftës së Viteve 1998-1999’

Në kuadër të programit festiv të 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me 16 shkurt në ora 18:00, në Muzeun e Qytetit të Mitrovicës prezantohet ekspozita me fotografi dokumentuese të shkatërrimit të qytetit të Mitrovicës përgjatë Luftës së viteve 1998-1999 nga autorë të ndryshëm si: Ismail Syla, Ismail Smakiqi, Besfort Hasani, Mustafë Meholli, Halit Berani dhe Ismail Imeri.

Aspekti konceptual i ekspozitës dokumentuese u punua në bashkëpunim në mes të stafit profesional të muzeut si dhe bashkëpuntorëve si: Kushtrim Hoti, Anisa Suhodolli Mujka si dhe Lulzim Hoti./ KultPlus.com