Ambasadorja e Kosovës në Suedi pranon librin e Diamant Salihut, fituesit të çmimit suedez për gazetari

Ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkëndije Geci-Sherifi, ka pranuar sot librin ‘Kur askush nuk më dëgjon të Diamant Salihut, i cili është edhe fitues i çmimit suedez për gazetari, përcjell KultPlus.

Njoftimin e ka bërë vetë vetë ambasadorja nëpërmjet një postimi në Facebook.

Në vijim KultPlus ua sjell postimin e plotë:

Shumë e kënaqur dhe e nderuar që mora librin e ri “När ingen lyssnar” (kur askush nuk më dëgjon) nga bashkatdhetari im, Diamant Salihu, fituesi i Çmimit të Madh Suedez për Gazetari.

Diamanti u nderua me çmimin e gazetarit Stora në kategorinë Zëri i Vitit në vitin 2021, ndërsa në vitin 2022, ai u nderua me çmimin e Bernës nga PEN suedeze për librin e tij ‘Tills alla dör’. Për më tepër, për të njëjtin libër, Diamant mori çmimin Guldspaden nga Shoqata e Gazetarëve Hulumtues./KultPlus.com

Ambasadorja Shkëndije Geci Sherifi dhuron varëse për rrjetin e grave ambasadore – NWAS

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Suedi, Shkëndije Geci Sherifi, grave ambasadore u ka dhuruar varëset e punuara nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, shkruan KultPlus.

Për këtë takim ka njoftuar vet Shkëndije Geci Sherifi, e cila ka shtuar se këto varëse bartin historinë e trishtë të luftës në Kosovë.

KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e ambasadores Geci Sherifi.

Në aktivitetin e rradhës, me rrjetin e grave ambasadore – NWAS, të gjithave ju dhurova nga një varëse, punëdore nga gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Këto varëse unike bartin historinë e trishtë të luftës por edhe fuqinë e pamposhtur të heroinave tona për të triumfuar mbi të keqen.

Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve – Prishtinë./ KultPlus.com

Veshjet kombëtare temë e muajit tetor në ‘IWC Stokholm’,  ambasadorja Geci vishet me motive kombëtare shqiptare

Klubi Ndërkombëtar i Grave – IWC Stokholm i themeluar në vitin 1961 dhe që numëron 350 anëtare nga e gjithë bota, për muajin tetor ka vendosur si temë ‘Veshjet kombëtare’, përcjell KultPlus.

E në këtë grup të grave që përfaqësojnë mbi 60 nacionalitete është pjesëmarrëse edhe ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkëndije Geci – Sherifi, e cila u paraqit e veshur me veshje kombëtare shqipare për t’iu përshtatur temës së muajit.

Në vijim gjeni postimin e ambasadores Geci – Sherifi:

Tema e muajit tetor e aktivitetit të Klubit Ndërkombëtar të Grave – IWC Stokholm, pjesë e të cilit jam edhe unë, ishte: Veshjet Kombëtare.

Krahas ambasadoreve tjera dhe pjesëmarrëseve të shumta nga e mbarë bota, unë u paraqita me veshje me motive kombëtare dhe gjithsesi vëmendjen më të madhe e mori plisi i bardhë – i cili u prezantua si simbol i trashëgimisë sonë kulturore, identitetit dhe krenarisë tonë kombëtare ndër shekuj.

Programin e larmishëm e zbukuroi edhe vallja Toponishte e vallëtareve të shoqatës Teuta.

IWC u themelua në vitin 1961 në Stokholm numëron 350 anëtare nga vende të ndryshme të botës që përfaqësojnë mbi 60 nacionalitete./ KultPlus.com

Sherifi: Adriana Haxhimustafa një tregim suksesi i vajzave tona ne Suedi

Vajzat kosovare pëherë kanë një histori suksesi për të dëshmuar e treguar jashtë kufijve të trojeve tona. Puna, përkushtimi, por edhe entuziazmi i tyre i madh për punën i ngritë ato çdo herë e më shumë, shkruan KultPlus.

E tillë është edhe storia për Adriana Haxhimustafa, e cila suksesin e saj tashmë e ka dëshmuar në Suedi. Ajo është përgjegjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun në kabinetin e Ministrit të Drejtësisë.

Haxhimustafa para se të merrtë këtë pozitë ka punuar edhe në zyrën e Kryeministri të Suedisë.

Ambasadorja e Kosovës në Stokholm, Shkendije Geci-Sherifi, nëpërmjet një postimi në rrjetn social në Facebook, ka thënë se Adriana është edhe një tregim më shumë i suksesit të vajzave tona në Suedi.

“Adriana Haxhimustafa një tregim tjetër i suksesshëm i vajzave tona ne Suedi. Adriana është përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun në kabinetin e Ministrit të Drejtësisë, më parë ka punuar edhe në Zyrën e Kryeministrit të Suedisë”, ka shkuar ajo./ KultPlus.com

Gratë shqiptare po na zbardhin ftyrën, njëra ambasadore, tjetra kryetare e Komunës në Suedi

Suksesi i shqiptarëve në vende të ndryshme të botës vazhdon të na bëjë krenarë, duke përfshirë fusha të ndryshme të veprimtarive, shkruan KultPlus.

Së fundi mësuam se edhe një shqiptare e suksesshme është në Suedi, e cila mban postin e kryetares së Komunës në Värmdos të Suedisë, e bëhet fjalë për Dëshira Flankör.

Ambasadorja e Kosovës në Suedi Shkëndije Geci Sherifi është takuar së fundi me Dëshira Flankör, e cila e ka vlerësuar këtë takim mjaftë me vlerë.

Përpos sportit dhe muzikës, tashmë shqiptarët po dëshmohen edhe në pozita udhëheqëse nëpër shtete të ndryshme./KultPlus.com