Përmbyllet edicioni i 11-të i Shkodra Jazz Festival

Festivali i nisur më 10 gusht, i cili shëtiti nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë nën tingujt e muzikës jazz përfundoj aktivitetet e saja më 31 gusht, duke shënuar kështu 11 edicione, shkruan KultPlus.

Shkodra Jazz Festival on tour, e organizuar nga shoqata kulturore “Rrok Jakaj”, ka zgjedhur këtë vit Tiranën si qytetin e parë për skenën muzikore, ndërkaq e përmbylli organizimin në qytetin e Shkodrës.

Në këtë Festival kanë marrë pjesë artistë vendor dhe të huaj. “Shtigje muzikore” 2020 do të sjellë një sërë produktesh artistike, duke krijuar një sinergji pozitive mes artistësh dhe studentësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë. “Rrok Academy” – Akademia e perfeksionimit muzikor – Këtë vit e pasuruar me degë te reja dhe instrumenta të ri. “Shkodra Sounds Corner” – Bën bashkë studentë dhe profesionistë… “Albanian Sounds” – Tingujt shqiptarë nuk njohin kufij… “Albanian Story” – “Me synin” e një artisteje… dhe me shpirtin e një studiuesi…”, shkruan Shkodra Jazz Festival në profilin e tyre në Facebook.

Ky Festival ishte i financuar nga Bashkia e Shkodrës, në kuadër të programit Reload dhe e mbështetur nga Ministria e Kulturës.  /KultPlus.com