Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre të punëve të shtëpisë dhe duhet të dinë të kryejnë aftësitë thelbësore të jetës.
Sidoqoftë, në disa pjesë të botës, punët e shtëpisë shihen ende si diçka që duhet ta bëjnë vetëm gratë, duke lënë disa burra të paaftë për t’i bërë ato kur është e nevojshme.
Një shkollë në Vigo, Spanjë, e quajtur Colegio Montecastelo, po lufton për barazinë gjinore me një program që u mëson djemve dhe burrave të rinj aftësitë thelbësore të jetës, duke përfshirë pastrimin, gatimin, madje dhe qepjen, përcjellë KultPlus.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/09/5f6aedf7c1558_43579734_1987098878015272_6688201383469907968_o__700.jpg)
Disa njerëz menduan se kjo iniciativë ishte e duhur. Ndërkohë, të tjerët menduan se ajo në të vërtetë zbatonte rolet gjinore sepse i etiketonte disa aktivitete si ‘burrërore’ ose ‘femërore’ në vend që t’i shihte ato si aftësi të dobishme universalisht, shkruan Bored Panda.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/09/5f6aee6b86246_34777579_1805650102826818_4871555364018978816_o__700.jpg)
Të tjerët, menduan se këto aftësi duhej të mësoheshin në shtëpi, jo në shkollë.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/09/5f6af0292a6a4_71253872_2554226461302508_2092575235604742144_o__700.jpg)
Ata që u japin mësim studentëve përfshijnë vullnetarë nga administrata e shkollës, por disa nga baballarët e studentëve po përfshihen gjithashtu.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/09/5f6aee05e225b_43603082_1987098778015282_7296069363298205696_o__700.jpg)
Dan Bacon, themelues i The Modern Man, theksoi se nuk është pa burrëri të ndihmosh në shtëpi. “Bëjeni atë sepse e doni personin tjetër dhe nuk doni që të jetë nën stres shtesë gjatë gjithë kohës”, shpjegoi Dan për rëndësinë e secilit që merret me punët, veçanërisht gjatë pandemisë kur disa njerëz janë akoma duke punuar nga shtëpia.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/09/5f6aeec5d626c_11109514_915020458556458_5826375323592235916_n__700.jpg)
“Për më tepër, nëse një grua vëren se burri i saj po ndihmon më shumë se normalisht, ajo duhet të përdorë një qasje të dashur dhe ta komplimentojë për këtë, në vend që thjesht t’i marrë përpjekjet e tij për të mirëqena”, tha ai.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/09/5f6aee10c267e_45216829_2019622124762947_2068801277361389568_o__700.jpg)
Eksperti i marrëdhënieve Dan tha se kur veprimet tuaja vijnë nga dashuria, mbështetja dhe respektit, marrëdhënia forcohet me kalimin e kohës dhe ju ndjeheni më të lumtur së bashku. Pra, punët nuk duhet të bëhen kurrë me inat dhe zemërim – në vend të kësaj, ato duhet të jenë pjesë e mënyrës sesi e mbështesni partnerin tuaj dhe i tregoni atyre respekt. / KultPlus.com