“Dashnor i dijes e shkencës, i së drejtës e së vërtetës”

Hasan Tahsini, një nga personalitetet e shquara të botës shqiptare, i arsimuar dhe i mirëformuar, ndihmoi jo vetëm në përhapjen e diturisë, por edhe në mbrojtjen e atdheut dhe çështjes kombëtare.

Emri i tij nuk ka qenë asnjëherë i harruar, përmendej thjesht si njeri i njohur nga bashkëkohësit e shekullit XIX, si dhe është fitues i titujve të ndryshëm.

Hoxhë Hasan Tahsini ka dy jetë: jetën e thjeshtë gati asketike, si njeri mes lindjes dhe vdekjes së tij fizike, dhe jetën e librave dhe veprës së tij intelektuale, që nuk i përfill, nuk kufizohet nga kufijtë kohorë.

E para është përkohshmëria njerëzore, e dyta pavdekësia e tij. Hoxha Tahsini ishte dijetar i përmbajtjes: i pjekur, i bindur se dija dhe shkenca janë në substancë universale. Ai është vlerësuesi maksimal i shkencave ekzakte si matematika, fizika dhe kimia.

Janë shkencat ekzakte dashuria dhe atributi i tij i përkorë