Themelohet shoqata e informatikës

Është aprovuar statuti dhe struktura udhëheqëse e Shoqatës së Informatikës, përcjellë KultPlus.

Kjo shoqatë parashihet të ndjekë disa qëllime, si:

– Ngritja dhe avancimi i kapaciteteve ekzistuese për përfshirjen e informatikës në arsimin në të gjitha nivelet para-universitare në Kosovë.

– Organizimi i ngjarjeve të ndryshme me fëmijë dhe të rinj, sikurse është Ora e Kodit sipas konceptit të Code.org.

– Organizimi i garave të informatikës duke përfshirë programim, matematikë, mekatronikë e të ngjashme.

– Organizimi i ngjarjeve duke përfshirë kuadrot akademike dhe industriale nga diaspora për ligjërata, seminare e aktivitete të tjera ku shkëmbehen informata të dobishme e relevante.

– Krijimi i lidhjeve me profesionistë dhe organizata ndërkombëtare informatike përmes kuadrove në diasporë.

– Bashkëpunimi me shoqata të ngjashme në vend, rajon e botë.

– Pjesëmarrja në gara të informatikës në rajon e botë.

– Zbulimi, edukimi dhe zhvillimi i talenteve të rinj në fushat e informatikës.

– Këshillimi i fëmijëve, të rinjve dhe të gjithë personave të interesuar në lidhje me akademinë dhe industrinë informatike.

– Kontributi në krijimin dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet industrisë dhe akademisë informatike në vend dhe në rajon.

Në përbërje te kësaj shoqate janë: Ridvan Bunjaku – kryetar,  Albulena Maloku – sekretare, Arbnor Halili & Astrit Desku – auditorë.

Ndërsa, pjesëtarë të këshillit drejtues janë: Astrit Desku – kryetar, Arbnor Halili, Drilon Jahiri, Milot Gashi, Ylber Veliu. / KultPlus.com