Shpallen fituesit e konkursit fotografik mbi potencialet e Shqipërisë së kaltër

Në konkursin fotografik mbi potencialet e Shqipërisë së Kaltër që u zhvillua nga 14 maj deri 15 qershor 2021 morën pjesë 62 fotografë profesionistë dhe amatorë, shkruan KultPlus.

Juria e përbërë nga Albes Fusha, Universiteti i Arteve, Tiranë, Petraq Papa, zv. dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve, Tiranë dhe Gent Shkullaku, fotograf profesionist, LSA pasi vlerësuan 316 fotot e dërguara për konkursin vendosen që:

Çmimi i parë të shkojë për fotografin Albert Cmeta për foton Peshkatari, Golem

Çmimi i dytë shkoi për fotografin ArianMavriqi për foton Flamingot në Lagunën e Nartës, Vlore

Çmimi i tretë për Terenc Pepa për foton Velipoja. / KultPlus.com