Njihuni me ekonomistin shqiptar që në vitet ’30 propozoi taksën për beqarët

Pas Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri ashtu si në vende të tjera është aplikuar një politikë shtetërore pro-lindshmërisë.

Pjesë e kësaj politike, ndër të tjera, ishte edhe ai që njihej si tatimi i beqarëve. Tatimi merrej nga personat me moshë mbi 20 vjeç gjer 50 vjeç për meshkujt dhe mbi 20 vjeç deri në 40 vjeç përfemrat, e kanë aplikuar më herët vendet perëndimore, si p.sh Italia.

Propozimi për të ndërmarrë një politikë të tillë në Shqipëri është propozuar në një analizë të plotë te “Minerva” në numrin e 10 shkurtit të vitit 1933, shkruan Scan.

Por çfarë propozonte autori me pseudonimin “Borealis”?

“Në disa nga shtetet e kontinentit europian është duke u zbatuar një ligj që takson 20 vjeçarët e pamartuar. Një gjë e tillë mund të bëjmë edhe ne që kemi nevojë të shtohemi, fjala vjen metepër se Italia, çdo beqar taksohet sipas gjendjes së tij ekonomike. Katundari i varfër me 20 franga ari në vit, i pasuri me 400. Italia nxjerr plot 110 milion lireta në vit nga zbatimi i këtij ligji.

Tërë kjo shumë përdoret për rritjen e jetimëve. Prapë me anë të këtij ligji caktohen çmime dhe dhurata për prindërit që rrisin një numër të madh fëmijësh. Ka një tok mënyrash për propagandë dhe inkurajim në punën e shtimit të popullsisë” shkruhet në analizë.

Kush qendronte pas pseudonimit“Borealis”?

Me pseudonimin “Borealis” shkruante Ismet Toto. Ai lindi në vitin 1908 në Progonat të Kurveleshit dhe u nda nga jeta në vitin 1937. Ai do të ekzekutohej me varje në burgun e Gjirokastrës. Kreu në Tiranë shkollën e mesme teknike amerikane dhe më pas studioi për statistikë në Universitetin e Romës.

Shkrimtari Nasho Jorgaqi, një analizë të figurës së Totos e përshkruan atë si një “njeri me karakter të fortë e të paepur, antikomformist dhe i vendosur e në të njëjtën kohë intelektual i një stature të re, në kërkim të vazhdueshëm të burimeve të dijes dhe të ideve.

E në fakt, Toto do të ishte shumë aktiv në shtypin e kohës e madje do të guxonte të përfshihej në polemika të forta për kohën. /360grade/ KultPlus.com