“The Moulin Rogue”: Teatri i famshëm Francez, shtëpi e artistëve më të pazakontë në botë

Pavarësisht nëse jeni një dashamirës i artit, vallëzimit apo muzikës, me siguri keni dëgjuar për të famshmin Moulin Rouge, një shtëpi e famshme kabare pariziane, jehona e së cilës zgjati në fund të shekujve 19 deri në fillim të shekujve 20 në një epokë të njohur si Belle Epoque, ose “epoka e bukur”.

Fillimisht u hap në vitin 1889 nga Charles Zidler, Moulin Rouge ishte vendosur në Montmartre, një rreth i njohur për mrekullinë e tij artistike dhe atmosferën boheme, dhe me dritat e tij të kuqe të ndezura dhe çatinë ikonike të mullirit të erës, ishte një ndërtesë mjaft e lehtë për t’u dalluar.

Në fakt, ky institucion ishte ndërtesa e parë që mori energji elektrike në të gjithë qytetin e Parisit! Ndërsa në atë kohë, ishte më e njohur për shpikjen e versionit shumë popullor “burlesque” të vallëzimit “kan-kan”, shumë arte dhe artistë të tjerë të mahnitshëm ishin të lidhur me krijimin

Yjet e Moulin Rouge

Ashtu si shumë artistë aspirues, Henri de Toulouse-Lautrec u zhvendos në Paris në moshë të re dhe u dashurua me gjallërinë dhe atmosferën boheme të qytetit, por ai nuk u largua nga specialiteti i tij – pikturimin e portreteve të prostitutave që ai frekuentonte.

Si rezultat, kur Moulin Rouge kërkoi ndihmën e tij me reklamat e tyre, ai me kënaqësi pranoi, ndryshe nga shumë artistë të tjerë të respektuar të zonës. Natyrisht, posteri i parë i Toulouse-Lautrec për teatrin përshkruante La Goulue, ylli i vërtetë i Moulin Rouge. Interpretuesja e famshme e quajtur fillimisht Louise Weber ishte një pastruese bëri bujë me vallëzimin e saj. Teksa vallëzonte, u hiqte kapelat nga koka burrave në audiencën e saj dhe u pinte pijet alkoolike që kishin në tavolinë – e kështu të gjithë merrnin atë ‘trajtimin’ që prisnin nga mulliri i kuq.

Gjatë kohës së saj në “Moulin Rouge”, e ashtuquajtura “Mbretëresha e Montmartre”, fitoi para mjaftueshëm që të zhvillonte shfaqjen e saj dhe la mullirin e kuq në vitin 1895. Fatkeqësisht, shfaqja e saj nuk pati sukses, dhe pas vdekjes së djalit të saj të vetëm, ajo u zhyt në alkool, vdiq trokë dhe e vetme. Sa i përket Toulouse-Lautrec, ai gjithashtu, shijonte pak si shumë kënaqësitë e Moulin Rogue, duke zhvilluar një dashuri të madhe për “zanën e gjelbër”, e njohur si absinthe, e kështu vdiq nga alkoolizmi dhe sifilizi në moshën 36 vjeçare. Akoma, ai konsiderohet si një nga artistët më të mëdhenj të Evropës së shekullit të 19-të dhe pikturat e tij ende shiten për dhjetëra miliona.

Jo të gjithë interpretuesit në Moulin Rouge patën një fat të trishtë.

Një këngëtare dhe muzë e njohur ishte një grua e bukur me emrin Yvette Guilbert, u bë e njohur mirë për këngët e saj me humor.

Mbi të gjithë, nga më të njohurit ishte një burrë me emrin Joseph Pujol, i njohur si. Le Pétomane, i cili për fame pirdhte me meloditë e këngëve. Po e lexuat mirë; Pujol ishte një interpretues shumë i paguar që argëtonte turma masive duke krijuar melodi ose efekte speciale me përdorimin dinak të gazrave. Ai madje e përdori këtë aftësi të veçantë për të kryer truqe si fryrja e qirinjve ose përdorimi i instrumenteve frymore për të luajtur himnin kombëtar. Dhe njerëzit thonë se francezët janë budallenj.

Pas karrierës së tyre përkatëse në skenë, të dy Guilbert dhe Pujol vazhduan ndërmarrje të tjera të suksesshme dhe jetuan jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Skandali i “Bal Des Quat’z’Arts” (Topi i Katër Arteve)

U reklamua nën premtimin se të pranishmit do të përjetonin një natë çliruese, të mahnitshme, e më të bukur se një pikturë. Pastaj, një modele me emrin Sarah Brown u paraqit me një akt kaq skandaloz, sa që vrau një burrë.

Atë natë, Brown bëri një hyrje të paharrueshme. Ajo ishte e veshur si Kleopatra në atë që s’ishte asgjë më shumë se çorape të arta rrjetë dhe disa stoli ari. Katër burra të pashëm me pëlhura mbanin atë ndërsa ajo rrinte shtrirë në një vig prej pelushi. Ishte tashmë një shfaqje risqué – por më e mira ende nuk kishte ardhur.

Më vonë, historianët do ta quanin shfaqjen legjendare të Brown “Striptizi i Parë i Francës”. Sidoqoftë, përkundër emrit, përshkrimet ndryshojnë shumë në lidhje me saktësisht se deri ku shkoi Brown. Disa thanë se ajo ishte krejtësisht e zhveshur para turmës, ndërsa të tjerët vunë re praninë e një palë tangash. Sido që të jetë, shkaktoi mjaft trazira. Edhe qytetarët e Montmartre-it të ngurtësuar, të zhytur në xhin, pa dyshim rrethi më i shthurur në Parisin e shekullit 19, nuk mund t’u besonin syve të tyre.

Më pas autoritetet franceze arrestuan Brown, tre nga modelët e saj me akuzat e pandershmërisë publike. Të gjithë paguan gjoba. Për fat të mirë, Brown shmangi dënimin me burg, por studentët lokalë të artit u zemëruan nga ajo që ata e konsideronin si shtypjen e shprehjes artistike. Ata protestuan në rrugë, dhe pasi një nga protestuesit u vra nga një oficer policie, demonstrata u shndërrua në një trazirë katër-ditore.

Fundi i një epoke

Ditët e lavdisë së Belle Epoque përfunduan në vitin 1915 kur Moulin Rouge origjinale u dogj, për të mos u rihapur deri pas Luftës së Parë Botërore, por vendi vazhdoi të priste artistë të mëdhenj në vitet pasuese. Këngëtarja e mirënjohur botërisht, Edith Piaf ishte një interpretuese e shpeshtë gjatë viteve ’40, megjithëse disa prej shfaqjeve të saj ishin për forcat gjermane ndërsa Franca ishte nën okupimin nazist. Në vitet ’50, një nga valltaret më të mëdha franceze të të gjitha kohërave, Josephine Baker, ishte kthyer në Francë dhe dha një shfaqje atje.

Ndërsa Moulin Rogue i sotëm nuk josh të njëjtin kalibër të talentit ndërkombëtar si dikur, ai ende ekziston si një shfaqje popullore vallëzimi për turistët që duan të hedhin një vështrim në botën e fantazisë të ambientit ikonik dhe të përjetojnë një copëz legjendare të historisë dhe artit francez./ KultPlus.com