Shumëçka ka ndryshua

Poezi nga Sabile Basha

Sivjet shumëçka ka ndryshua
Vjeshta erdhi më herët
Vera iku si e turpëruar e pa të keqe
Duke lënë bezdi në kullat tona
Zot, çfarë ka ndodhur
Me stinën e pa stinë

Sivjet, u mbyllën kafkat e rrugët më herët
Kinkaleritë me muaj nuk punuan
Në kafiteri të përmalluarit nuk punë kafe
Në dyqane në vend të llokumeve të ëmbël me kokos
Bliheshin maska
Me lloje-lloje formash e ngjyrash

Sivjet pelegrinët
Nuk njiheshin më nes veti
Fytyrat u morën pamjen e bezit
Me ngjyra e materiale gjithfarëshe

Sivjet hijet tona
Të kapura për dore
Në kipca u shndërruan

Surrogat me maska
Nuk ishin ata që i pritnim
Në kallkan u shndërruan
Duke u përshëndetur
Me duhmën e trupit
Me hukamën e blerë

U çjerrën maskat
Hijet lëshuan piskamë
Askush në asnjë dimension
Nuk e paraftyroi
Se si do të ik
Ky vit i brishtë
I pa jetuar

3 shtator 2020, Sarandë. / KultPlus.com