“Krijime popullore shestanase” e autorit Simë Gjon Dobrecit, sot promovohet në Prishtinë

Në ambientet e Insitutit Albanologjik në Prishtinë sot promovohet libri “Krijime popullore shestanase” e Simë Gjon Dobrecit, ish-profesor i Fakultetit të Mjekësisë të UP-së, por që asnjëherë nuk i është shmangur marrjes me çështje të kulturë e të historisë kombëtare.

“Krijime popullore shestanase” me autor Simë Gjon Dobrecin, i cili pas pensionimit është kthyer në vendin e origjinës, Braticë të Ulqinit, ka bërë një punë që në të ardhmen do të çmohet nga studiuesit e gjuhës, folklorit dhe të etnografisë shqiptare. Dobreci me këtë vepër ia doli t’ia shkëput kohës në çastet e fundit këtë pasuri, këto vlera shpirtërore, që po iknin bashkë me gjeneratën e fundit që i kishte mbajtur në mend,shkruan koha.net.

Promovimi do të bëhet sot, në orën 11./KultPlus.com