“Skënderbeu i Vivaldit” vjen së shpejti premierë në Prishtinë

Opera e shkruar nga Antonio Vivaldi për heroin kombëtar Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, vjen së shpejti në Prishtinë përmes ansamblit barok italian “Aurata Fonte”, shkruan KultPlus.

E performuar 300 vite më parë në Teatro dela Pergola në Firenze, dhe duke sjellë arie të rigjetura, ky është një koncert premierë për publikun në Prishtinë, i cili vjen nën përkrahjen e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës e në bashkëpunim edhe me Ambasadën Italiane në Prishtinë dhe Shoqatën kulturore Fenice Estensa.

Koncerti mbahet në Katedralën “Nënë Tereza”, në Prishtinë më 24 Nëntor 2018 në kuadër të vitit të Skënderbeut. / KultPlus.com