Forbes: Sofia Vergara, aktorja më e paguar në botë

Ylli i serialit televiziv “Familja Moderne”, Sofia Vergara është aktorja më e paguar në botë për vitin 2020, sipas renditjes vjetore të revistës “Forbes”, transmeton KultPlus.

Me 43 milionë dollarë në dymbëdhjetë muajt e fundit, Vergara, në vendin e dytë vitin e kaluar, ka zënë vendin e parë në podium, para Angelina Jolie (35 milionë) dhe izraelites Gal Gadot (31 milionë).

“Sofia Vergara merr 500 000 dollarë për episod në seriain “Familja Moderne” dhe tani është pjesë e jurisë për “America’s Got Talent”, e cila i siguron asaj të paktën 10 milionë dollarë për sezon, për të mos përmendur kontratat e saj të ndryshme të reklamave”, tha “Forbes”.

Për krahasim, 10 aktorët më të paguar gjatë së njëjtës periudhë morën më shumë se dyfishin, gati 550 milionë dollarë.

Numri një, Dwayne “The Rock” Johnson mori 87,5 milionë dollarë fitime, sipas renditjes së Forbes për burrat, muajin e kaluar. / KultPlus.com