Sylvia Plath. Sjellë në shqip nga Mirela Kapaj.
Pikësëpari, a je person i sojit tonë?
A ke Një sy xhami, dhëmbë të vënë a patericë,
Tela a një gremç,
Gjoks prej gome a gjenitale prej gome,
Qepje që tregojnë se diçka t’mungon?
Jo, jo?
Atëherë, si mund të t’japim ndonjë gjë?
Mos qaj.
Hape dorën.
Bosh? Bosh.
Ja ku është një dorë Që ta mbushësh e ta komandosh
Të sjellë filxhanë çaji e të heqë kokëdhembje
E të bëjë ç’ti thuash.
Do të martohesh me të?
Është e garantuar Që do të t’mbyllë sytë me gishtërinj në fund
E do t’tretet prej pikëllimi.
Ne e mbledhim kripën.
Vërej se je lakuriq krejt.
Si thua për këtë kostumin
I zi dhe i fortë, po nuk rri keq.
Do të martohesh me të?
Është kundra ujit, kundra thyerjes,
Kundra zjarrit dhe bombave përmes çatisë.
Besomë, do të t’varrosin me të veshur.
Tani koka jote,më ndje, po është bosh.
E kam zgjidhjen për këtë.
Eja, e dashur, dil nga dollapi.
Hë pra, si të duket kjo?
Lakuriq si letër në fillim
Po për njëzet e pesë vjet do t’jetë argjend,
Për pesëdhjetë, flori.
Një kukull e gjallë, kudo që hedh sytë.
Mund të qepë, të gatuajë,
Mund të flasë, flasë, flasë. Punon, s’ka asgjë të keqe këtu.
Ti ke një vrimë, është allci.
Ti ke një sy, është një imazh.
Djalosh, është shanci yt i fundit.
A do të martohesh me të, martohesh me të, martohesh me të./ KulPlus.com