Në gjurmët e teatrit antik të Orikumit, aty ku koha duket se ka ndalur

Teatri antik, pjesë e Parkut Arkeologjik të Orikumit, Vlorë, është një nga destinacionet kulturore që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga vendi dhe bota.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja shprehet se Teatri antik, pjesë e Parkut Arkeologjik të Orikumit, është një destinacion që po tërheq çdo vit vizitorë nga vendi dhe e gjithë bota, “si një dëshmi e gjallë e lashtësisë, aty ku janë vendosur veprat madhështore të parardhësve tanë”.

“Teatri Antik i Orikumit nuk është vetëm një udhëtim në histori, por një përvojë frymëzuese, midis kulturës, natyrës dhe pasurisë shpirtërore”, shprehet Gonxhja.

Ky teatër përfaqëson një nga ndërtesat me monumentale të zbuluara në Orikum. Monumenti daton në fillimin e shekullit III para Krishtit dhe paraqet disa karakteristika të rralla për teatrot e botës antike./KultPlus.com

Parku arkeologjik Orikum, teatri antik me karakteristika të rralla për teatrot e botës antike

Teatri antik në parkun arkeologjik të Orikumit përfaqëson një nga ndërtesat me monumentale të zbuluara në Orikum. Monumenti daton në fillimin e shekullit III para Krishtit dhe paraqet disa karakteristika të rralla për teatrot e botës antike.

Shkallarja e teatrit pjesërisht mbështetej në pjerrësinë e kodrës shkëmbore dhe pjesërisht ka qenë e ndërtuar me mure radiale. Prej saj na ruhet vetëm radha e parë e ndenjëseve, e vendosur mbi një podium, e cila i rezervohej elitës së qytetit.

Orkestra ka qenë e shtruar me pllaka të mëdha prej guri, ndërsa skena ka qenë e dekoruar me kolonada dhe gjysmëkolona.

Ky është një nga teatrot më të vegjël të njohur deri më sot në Shqipëri, me një kapacitet rreth 500-600 spektatorë.

Duke marrë në konsideratë veçoritë e këtij teatri mendohet se ai mund të ketë luajtur dhe një rol të rëndësishëm në ceremonitë dhe procesionet fetare të qytetit.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë fton turistët të vizitojnë monumentet dhe parqet arkeologjike, për të shijuar një fundjavë ndryshe./ atsh / KultPlus.com

Teatri antik me 4000 vende në Gjirokastër

Theatri i Sofratikes Ndodhet ne luginen e Drinos ne rrethin e Gjirokastres afer fshatit me te njejtim emer. Ketu ka qene nje qytet i periudhes romake i quajtur Adrianapoli , shek II A.D. Theatri ne fjale eshte zbuluar ne vitin 1984. Ai ka nje kapacitet prej 4.000 vendesh me 27 shkalle Dimal.

Ekspedita e parë arkeologjike filloi në 1963 dhe prej atij viti një stoa 30 metra e gjatë ka dalë në dritë. Monumenti tregon një ngjashmëri të madhe me stoan e Apollonisë duke treguar për lidhjet e forta ndërmjet dy qyteteve. Në shumë tjegulla janë gjetur mbishkrime me emrin DIMALITAN, duke treguar qarte se punishtet ishin pronë e qytetit.

Shkrimtari antik Polibi, thekson se lufta e dytë Iliro-Romake ndodhi gjatë viteteve 219-218 para Kr., kohë në të cilën Dimali ishte fortifikuar. Historiani Romak Tit Livi, përmend Dimalin sërisht në ngjarjet e e vitit 205 para Kr., kohë në të cilën qyteti drejtohej nga Romakët. Shumë mbishkrime të gjetura gjatë gërmimeve hedhin dritë mbi organizimin politik të qytetit antik./njekomb/ KultPlus.com