‘Ju kam paralajmëruar qysh në 84-tën, por nuk më dëgjuat’ – regjisori i Terminatorit flet mbi inteligjencën artificiale

Regjisori James Cameron është përfshirë në debatin në rritje mbi inteligjencës artificiale dhe rreziqet potenciale të cilat ajo mund t’i paraqesë në të ardhmen, duke e përmendur filmin e tij të vitit 1984, “The Terminator”.

Në një intervistë të re me CTV News, Cameron foli rreth motiveve të atyre që zhvillojnë teknologjinë, duke vënë në pikëpyetje nëse është për fitim apo për mbrojtje, pasi ai pranoi se kërcënimi i inteligjencës artificiale mund të paraqesë për njerëzimin ndërsa avancimet e mëtejshme po përhapen.

“Ju paralajmërova në 84-tën, dhe ju nuk dëgjuat”, tha ai. “Unë mendoj se armatimi i inteligjencës artificiale është rreziku më i madh, mendoj se ne do të futemi në ekuivalentin e një gare armësh bërthamore me inteligjencën artificiale, dhe nëse nuk e ndërtojmë atë, me siguri se do ta ndërtojnë të tjerët, dhe kështu atëherë situata do të përshkallëzohet”, shtoi tutje Cameron, raporton IGN.

“Ju mund të imagjinoni inteligjencën artificiale në një teatër dyluftimi. E gjithë teknologjia duke u luftuar nga kompjuterët me një shpejtësi që njerëzit nuk mund të ndërmjetësojnë më, dhe pastaj më nuk ka mundësi për të deeskaluar situatën”, deklaroi James Cameron.

Hollivudi aktualisht po mendon se si ta vendosë inteligjencën artificiale në duart e “zejtarëve” pas filmave dhe shfaqjeve televizive, pa hequr dorë nga zanatet e personave të përfshirë në proces.

Kjo temë ka çuar në një debat të nxehtë javëve të fundit pasi që Shoqata e Aktorëve të Ekranit – Federata Amerikane e Artistëve të Televizionit dhe Radios (SAF-AFTRA) dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Amerikës (WAG) bashkuan forcat në një grevë historike, me të dy sindikatat që kërkojnë mbrojtje ndaj teknologjisë së inteligjencës artificiale.“Unë personalisht nuk besoj se një mendje pa trup që thjesht po ritransmeton atë që kanë thënë mendjet e tjera të mishëruara – për jetën që kanë pasur, për dashurinë, për gënjeshtrën, për frikën, për vdekshmërinë – dhe thjesht i bashkon të gjitha në një grup fjalësh dhe më pas e ritransmeton atë. Nuk besoj se ka diçka brenda saj që do të fitojë audiencë”, ishte komenti i regjisorit mbi lëvizjen e Hollivudit./alsatm/KultPlus.com

“Terminatori” i ri i inkason vetëm 200 milionë dollarë

Filmi “Terminator: Dark Fate” nuk po e përjeton suksesin që kishte imagjinuar James Cameron.

Terminatori më i ri, i cili supozohej të ishte fillimi i një trilogjie të re, dhe që është vazhdimi i drejtpërdrejtë dhe i vetëm i vërtetë i Terminator 2 nga viti 1991, nuk tërhoqi shumë shikues, dhe nuk inkasoi aq sa pritej.

Që nga e enjtja, 7 nëntor, filmi mund të shikohet në 99% të tregjeve ndërkombëtare dhe deri më tani i ka fituar rreth 200 milionë dollarë në të gjithë botën, që është larg nga 450 milionë dollarët që duhet t’i fitojë që të jetë “në zero”. Sipas shifrave dhe vlerësimeve aktuale, filmi do të mbetet një zhgënjim i madh për Paramount, Skydance dhe Disney, kështu që nuk duhet të shpresojmë shumë për ndonjë vazhdim.

Image

Seriali me Dark Fate u kthehet rrënjëve, kështu që në rolet kryesore e kemi Linda Hamilton dhe Arnold Schwarzenegger të cilët e ndihmojnë terminatoren Grace (Mackenzie Davis) që ta mbrojë Danin (Natalia Reyes), e cila është kërcënimi më i ri i Skynet. Koha.net / KultPlus.com