Pamjet e rralla, Thanas Viso Mborja, nxënësi i parë i shkollës së parë shqipe

Sot më 5 tetor në ditën ndërkombëtare të mësuesve, Arkivi Qendror i Shtetit publikoi një kronikë të rrallë të vitit 1961. Në këtë kronikë tregohet historia e një prej nxënësve të parë të shkollës së parë shqipe të hapur në Korçë, Thanas Viso Mborja.

“Për ne shqiptarët ishte një gëzim i madh kur u hap e para shkollë shqipe këtu në Korçë. Mësues në atë kohë ishin Pandeli Sotiri, Thanas Sina, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi etj..”, tregon ish-nxënësi Mborja.

Më pas Thanas Viso Mborja u kthye si mësues në shkollën e parë shqipe që u hap në Korçë më 7 mars 1887. Kjo kronikë u publikua sot për të nderuar dhe respektuar të gjithë mësuesit shqiptarë që shërbejnë në shkolla.

5 Tetor 2020. Sot, në Ditën Botërore të Mësuesve kemi zgjedhur mësuesin korçar Thanas Viso Mborja për të nderuar dhe respektuar të gjithë mësuesit shqiptarë që shërbejnë në shkollat tona për edukimin e brezave. Sjellim këtë kronikë të vitit 1961 që përkujton hapjen e shkollës së parë shqipe në vitin 1887 dhe nxënësin e parë Thanas Viso Mborja i cili më pas shërbeu edhe si mësues. #DitaBoteroreeMesuesve #WorldTeachersDay #ThanasVisoMborja #mesues #edukim #AQSHF #AlbaniaOnFIlm #1961

Gepostet von Arkivi Qendror Shteteror i Filmit am Montag, 5. Oktober 2020