“Ka budallallëqe të prezantuara mirë, ashtu siç ka budallenjë të veshur mirë”

Thënie nga Nicolas Chamfort.

Fati, për të arritur te unë, kalon brenda kushteve që krijon karakteri im.

Kush nuk ka karakter, nuk është njeri, është një send

Dita e çuar dëm është ajo e kaluar pa qeshur

Gëzimet tonë ikin, por ato që kemi dhuruar mbesin

Shpeshherë lirohet zjarrvënësi e dënohet lajmdhënësi

Asgjë nuk mësohet më shpejt se veset e këqija

Nuk mund të imagjinosh sesa kujdes nevojitet për të mos qenë kurrë qesharak

Kushdo që shkatërron një paragjykim, është bamirës i njerëzimit.

Gjëja më e zgjuar e thënë mbi beqarinë apo mbi martesën ka qenë kjo: çfarëdo që të bësh, do të pendohesh.  / KultPlus.com