Goditi topat e basketbollit 729 herë për një minutë, hyn në librin e Guinness-it

Një djalë nga Irlanda, i cili është fans i flaktë i basketbollit, ka fituar rekordin e tij të dytë në Guinness, duke goditur dy topa 729 herë në një minutë.

Sean Daly nga Skibbereen, shkoi në Qendrën Sportive të Skibbereen dhe goditi dy topa basketbolli, gjithsej 729 herë në 60 sekonda, transmeton KultPlus.

Kjo arritje e Daly ka hyrë në rekordin botëror të Guinness-it, për më së shumti goditje të topit të regjistruara ndonjëherë për kohën e përcaktuar prej një minute. / KultPlus.com