Vajzat që thyen stereotipet për gratë muslimane në Indi

Kur ajo krijoj markën e saj modeste të modës, “The Hijab Lee”, në Indi në 2014, nuk ishte e përgatitur nëse do t’ia miratonin apo jo. 

Nighat Ahmad, thotë se ishte e vështirë të shpjegonte pse marka e saj, që shiste jumpsuit, të ndërthurej edhe me hixhabin ose burkën. 

“Shumë njerëz më thonin: nëse vesh hixhab, qëndroi asaj, por nëse jo, hiq dorë nga hixhabi”

37 vjeçarja shpjegon se emri i markës së saj është bazuar në inicialet e tre vajzave të saj Tuba, Hiba dhe Liba, transmeton KultPlus.

Ndërsa, sipërmarrësja Shanaz Rukshana ishte në shkollë, kur filloi të mbante një hixhab.

Ajo vendosi të ndiqte studime islamike ndërkombëtare. “Unë doja të dija se çfarë është të jesh mysliman dhe nuk doja të isha e  verbër për besimin tim,” thotë 26 vjeçarja.

Shkolla e ndihmoi atë për të kuptuar fenë e saj dhe e bëri atë më të interesuar për veshjen moderne.

“E kuptova që në Indi ka keqkuptime midis grave muslimane në lidhje me veshjen, njëra prej tyre është se e zeza, grija dhe ngjyra pana duhet të jenë ngjyrat e preferuara për veshjet. Përkundrazi, unë zbulova se nuk ka asnjë kufizim në ngjyrën dhe stilin në Islam, dhe ka kaq shumë për të eksperimentuar dhe luajtur me të,” thotë ajo.

Rukshana krijoi markën e saj “Kompania Hijab” në 2017. 

Të dyja vajzat, iu futën rrugës së modës, për thyer stereotiper rreth veshjes në Indi. 

Vitin e kaluar, ‘Java e Modës Lakme’u bë ngjarja e parë e madhe e modës në Indi që përfshiu modën moderne dhe plotë ngjyra. / KultPlus.com
 

Nighat Ahmad. Courtesy House of THL
Shanaz Rukshana of The Hijab Company. Photo: Ram Keshav