Fotot fëmijërore të një mësuese bëhen virale në internet

Trendi më i ri në  Twitter “Si filloi dhe si po shkon” ka filluar nga fotografitë e Ciaran Shannon bashkë me vajzën e tij kur ka qenë e vogël. Ciaran ka postuar tre fotografi me vajzën e tij, që tani është mësuese matematike dhe e shkencave, në tre stade të ndryshe të jetës.

Fotoja e parë është postuar kur vajza e tij Niamh ka qenë në klasë të parë, e dytë në shkollë të mesme dhe e treta kur ka mbaruar universitetin. Të treja fotot janë bërë nga mamaja e Niamh dhe në të njëjtin vend.

Postimi kanë marrë një reagim shumë të mirë dhe është pëlqyer më gati 1 milion here. Ndërkohë që Ciaran ka mbetur i habitur pasi nuk mendonte se fotot do të merrinin kaq reagim pozititv.

Ai është shprehur se: Kam parë numrat e pëlqimeve që vetëm rriten. Është si të shikosh një sensor elektrik që rritet kur ndez një pajisje. Gjeja më e mirë është se tani 1 milion persona e dinë se sa krenarë jam un për vajzën time.

Ndërkohë që një komentues ka thënë: Unë nuk ju njoh juve dhe asgjë për ju por këto foto më sollën lot në sy. Kohë të çuditshme./ KultPlus.com