Sot, më 22 korrik, shënohet Dita Botërore e Trurit, një nismë ndërkombëtare që synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit të trurit dhe sfidat që lidhen me sëmundjet neurologjike.
Kjo ditë globale e kujdesit shëndetësor organizohet për të 12-in vit radhazi nga Federata Botërore e Neurologjisë (WFN), dhe këtë vit vjen me një fushatë historike të titulluar “Shëndeti i trurit për të gjitha moshat”. Qëllimi është i qartë: të theksohet rëndësia e mbrojtjes së trurit gjatë gjithë ciklit të jetës, nga fëmijëria e deri në moshën e tretë.
Federata Botërore e Neurologjisë ka përçuar pesë mesazhe kyçe për këtë Ditë Botërore:
Ndërgjegjësimi – Sëmundjet neurologjike janë shkaku kryesor i jetës me aftësi të kufizuara dhe shkaku i dytë i vdekjeve në mbarë botën.
Edukimi – Kujdesi për trurin duhet të nisë që në moshë të hershme dhe të vazhdojë gjatë gjithë jetës.
Parandalimi – Një mënyrë jetese e shëndetshme, aktiviteti fizik, ushqimi i balancuar, gjumi cilësor dhe menaxhimi i stresit janë faktorë kyç në parandalimin e çrregullimeve neurologjike.
Aksesi – Kujdesi neurologjik duhet të jetë i barabartë për të gjithë, pa dallim statusi social apo ekonomik.
Ndikimi – Politikat globale për shëndetin e trurit duhet të përfshijnë parandalimin, diagnozën e hershme dhe trajtimin e drejtë për çdo individ.
Në një botë ku sëmundjet neurologjike si demenca, epilepsia, sëmundja e Parkinsonit dhe goditjet cerebrale prekin miliona njerëz çdo vit, kjo ditë është një thirrje e fortë për më shumë vëmendje, edukim dhe investim në shëndetin e trurit./KultPlus.com
Truri njerëzor është i aftë të perceptojë një tekst në plotëninë e tij, njësoj sikur të bëhej fjalë për ndonjë peizazh fizik. Dhe kur lexojmë, ne, jo vetëm rikrijojmë një botë me fjalët e historisë në fjalë, por ndërtojmë një riprezantim mendor të tekstit në vetvete.
Duke kaluar faqet e një libri prej letre, realizojmë një aktivitet të ngjashëm me lënien e një gjurme pas një tjetre në një udhë, ka një ritëm, një kadencë dhe një regjistër pamor në procesin e kalimit të faqeve të shtypura. Revista prestigjioze “Scientifican American” publikoi një artikul me anë të të cilit kërkonte që t’i jepte një shpjegim këtij paradoksi: në kohën e hiperkontaktimit, kur çdo ditë e më shumë kemi ekipe që na mundësojnë leximin me më shumë lehtësi dhe kemi mundësinë që të hyjmë në biblioteka të tëra në formatin elektronik, shumë njerëz pëlqejnë formatin e letrës.
Libri tradicional, revista, dhe ditari vazhdojnë të jenë të pëlqyerit e publikut në përgjithësi. Edhe pse na rezulton e vështirë që të besohet, duke qenë se formatet digjitale na hapin dyert e shumë lirive. Letra versus paisjet elektronike Rezultati i shumë punëve tregon se në paisjet teknologjike lexohet më lehtë, por megjithatë mbahet mend më pak. Ka “lehtësi” në të lexuar, thotë Maryanne Wolf e Universitetit të Tufts. Por njerëzit kanë nevojë të ndjejnë letrën kur lexojnë, truri e kërkon në mënyrë të pavetëdijshme. Ne nuk kemi lindur me qarqe trunore të përkushtuar leximit, sepse të shkruarit u zbulua relativisht vonë në evolucionin tonë: rreth 4 mijëvjeçarë para Krishtit. Ne fëmijëri, truri improvizon qarqe të reja për të lexuarit dhe për këtë përdor pjesë të tjera të përkushtuara për të folurit, aftësi e cila përmbledh kordinimin motorik dhe vizionin. Truri fillon të njohë shkronjat në bazë të linjave të kthyera dhe hapësirave dhe përdor procese të prekjes që kërkojnë aktivizimin e syve dhe të duarve. Qarqet e të lexuarit të fëmijëve të moshës 5 vjeçare tregojnë aktivitet kur fëmijët praktikojnë të shkruarit me dorë, por jo kur ata i shkruajnë fjalët në tastierë. Përtej trajtimit të shkronjave individuale si objekte fizike, truri njerëzor mund të perceptojë një tekst në plotninë e tij, si një lloj peizazhi të prekshëm. Kur lexojmë ne ndërtojmë një riprezantim mendor të tekstit. Natyra ekzakte e këtyre lloj riprezantimeve mbetet e qartë, por disa studiues besojnë se janë të ngjashme me një hartë mendore që krijojmë prej terrenesh të caktuara si, malet dhe qytetet dhe prej hapësirash të brendshme siç janë departamentet dhe zyrat.
Paralelisht, në shumicën e rasteve, librat në letër kanë një topografi më të dukshme sesa teksti në një mjet teknologjik. Një libër prej letre i hapur prezanton anë qartësisht të përcaktuara: faqet e majta dhe ato të djatha dhe një totalitet prej 8 këndesh në të cilat njeriu orientohet. Duke kaluar faqet e një libri prej letre realizohet një aktivitet i ngjashëm me lënien e një gjurme pas një tjetre në një udhë, ka një ritëm, një kadencë dhe një regjistër pamor në procesin e kalimit të faqeve të shtypura. Të gjitha këto karakteristika lejojnë formimin e një harte mendore, koherente të tekstit. Në kontrast me këtë, shumica e pajisjeve digjitale ndërhyjnë me lundrimin intiutiv të një teksti dhe megjithse e- readers (librat elektronikë) dhe tabletat përsërisin modelin e faqeve të letrës, këto janë efemere.
Sapo lexohen, këto faqe zbehen. “Ndjeshmëria implicite nga ku ju jeni në një libër fizik bëhet më e rëndësishme se sa besojmë” thotë artikulli i Scientifican American. Gjithashtu vë në pikëpyetje që prodhuesit e librave elektronikë kanë kaluar përvojën e duhur rreth asaj se si është e mundur të vizualizohet se ku ndodhet lexuesi i një libri. Një një punë për kuptimin e tekstit, duke krahasuar nxënësit që lexuan në letër me të tjerët që lexuan një tekst në versionin PDF në një pajisje elektronike, u arrit në përfundimin se të parët kishim më shumë rendiment. Hulumtues të tjerë janë në dakord me faktin se të lexuarit të bazuar në pajisje teknologjike mund të përkeqësojë të kuptuarit, meqë është mendërisht më kërkues dhe gjithashtu fizikisht më i lodhshëm se sa të lexuarit në letër.
Shkrimi elektronik reflekton në dritën e ambjentit njësoj si shkronja e një libri prej letre, por ekranet e kompjuterave, të telefonave të meçur dhe të tabletave bëjnë që drita të ndriçojë drejpërdrejt në fytyrat e njerëzve dhe leximi mund të shkaktojë lodhje të shikimit, dhimbje koke dhe vizion që fshihet. Në një eksperiment i realizuar nga Erik Wästlund, i Universitetit të Karlstad në Suedi, personat që bënë një provë të leximit dhe kuptimit në një ekip elektronik morën pikë më të ulta dhe kishin të dhëna të nivelit më të lartë të stresit dhe lodhjes se sa personat që këtë provë e bënë në letër. Hulumtimet më të fundit sugjerojnë se zëvëndësimi i letrës me ekrane në një moshë të hershme ka disavantazhe. Në 2012, një studim i realizuar në Joan Ganz Cooney Center, në qytetin e New Yorkut 32 çifte prindërish të fëmijëve të moshave 3 e 6 vjeç. Fëmijët kujtuan më shumë detaje prej historive që kishin lexuar në letër pavarësisht se ato digjitalet ishin të pajisura me animacione interaktive, video dhe lojëra, të cilat në të vërtetë e largonin vëmendjen nga rrëfimi.
Si rezultat ndjekja e këtij sondazhi, një punë që përfshiu 1.226 prindër, u mor
informacioni se për të lexuarit bashkë, shumica e prindërve dhe fëmijëve të
tyre parapëlqenin librat e shtypur më shumë se sa librat elektronikë. Kur u lexonin librat e letrës fëmijëve të
tyre të moshës nga 3 deri në 5 vjeç, fëmijët mundnin t’ua tregonin historinë përsëri
prindërve të tyre, por kur u lexonin një libër elektronik me efekte zanore,
prindërve herë pas here u duhej që të ndërprisnin leximin për t’i kërkuar fëmijës
që të mos luante me butonat dhe të kthente përqëndrimin tek rrëfimi. Këto lloj
shpërqendrimesh më në fund pengonin në kuptimin e esencës së ngjarjeve.
Shumë persona thonë me siguri se kur realisht duan të
gjejnë veten në një tekst, e lexojnë atë në letër. Për shembull, në një sondazh
të realizuar në 2011 me studentë postuniversitarë, në Universitetin Kombëtar të
Tajvanit, shumica thonin me bindje se lundronin disa paragrafë të një artikulli
online para se të printonin të gjithë tekstin për një lexim më të thellë.
Dhe në një sondazh të realizuar në 2003, në
Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës, rreth 80 % e 687 studentëve u
përgjigj se pëlqente tekstin e shtypur.
Sondazhe dhe raporte rreth lexuesve sugjerojnë se
aspektet ndijore të leximit në letër u interesojnë njerëzve më shumë se sa
supozohej: ndjeshmëria e letrës dhe bojës, mundësia për ta shenuar apo përthyer
një faqe me gishtërinj, tingulli i veçantë i ndërrimit të faqes, mundësia për të
nënvizuar, për t’u ndaluar dhe për të mbajtur shënim, bëjnë që të zgjidhet më
shumë letra.
Kompozimi i bojës elektronike është e ngjashme me
kimikën tipike të bojës, dhe dizajni i thjeshtë i ekranit të Kindle (një firmë
e librit elektronik) i ngjan shumë një
faqeje të një libri prej letre. Megjithatë, këto përpjekje – që u replikuan nga
konkurruesja e saj Apple iBooks – deri tani kanë më shumë efekte estetike sesa
praktike.
Zhvendosja vertikale mund të mos jetë forma ideale e
lundrimit të një teksti të gjatë dhe të ngjeshur si në librat me shumë faqe,
por në media si New York Times, Washington Post e ESPN bën të mundur krijimin e
artikujve aktivë, me shumë shikime, që nuk mund të shfaqen në shtyp, sepse
kombinojnë tekstin me filma dhe me arkiva zanorë.
Është e mundshme që organizmi i të rinjëve të lindur
në epokën digjitale të krijojë rrjete të tjera të neuroneve që i lejojnë të
pëlqejnë leximin elektronik karshi atij në letër, por ndërkohë, sot, pjesa
tjetër e popullësisë vazhdon të pëlqejë kontaktin me “fletët historike.”
Për më shumë se 50 vite, vdekja ka qenë një pjesë e trishtë e jetës së jashtëzakonshme të Stephen Hawking-ut.
Fizikanti i njohur i cili vdiq në moshën 76 vjeçare, nuk
shpresonte se do ta priste ditëlindjen e tij të 25-të, pasi në moshën 21
vjeçare ishte diagnostifikuar me një sëmundje neuro-degjenerative të
pashërueshme.
Ndonëse Hawking i mposhti vështirësitë për pesë dekada, në
vitin 2011 ky shkenctar kishte thënë për “The Guardian” se vdekja s’ka qenë
asnjëherë larg mendjes së tij.
“Për këto 49 vite kam jetuar me përspektivën e një vdekje të
hershme. Unë s’kam frikë nga vdekja, por as nuk po nxitohem drejt saj. Deri në
atë ditë, kam shumë gjëra për të bërë”, kishte thënë Hawking.
Në vazhdim po ju paraqesim disa nga mendimet më interesante të këtij shkenctari rreth vdekjes, jetës së përtejme dhe Zotit.
Hawking-u nuk besonte në parajsë
Ky shkenctar kishte një pikëpamje pragmatike rreth asaj se
çfarë ndodh me trupin dhe trurin pas vdekjes.
“Unë e konsideroj trurin si një kompjuter i cili do të
ndalojë së punuari atëherë kur përbërësit e tij dështojnë”, kishte thënë ai për
“The Guardian”. “Për kompjuterët e prishur nuk ekziston parajsa e as jeta e
përtejme; kjo është vetëm një përrallë për njerëzit që kanë frikë nga
errësira.”
Ai besonte në “një Zot të papërcaktuar”, por jo në një
krijues
Hawking i referohej emrit të Zotit në librin e tij themelor
“Një histori e shkurtër e kohës” (A Brief History of Time), ku shkruante se
nëse fizikantët do të mund të gjenin një “Teori të gjithçkaje” – e cila do të
ishte një shpjegim i ndërlidhur rreth asaj se si funksionon gjithësia – ata do
të mund ta vërenin “mendjen e Zotit”.
Por në disa intervista dhe shkrime të mëvonshme, si ajo e
vitit 2010 e titulluar “The Grand Design”, Hawking ka sqaruar se ai nuk ka qenë
duke iu referuar një krijuesi në kuptimin tradicional.
“Krijimi spontan ose i vetvetishëm është arsyeja që ekziston
diçka në vend të asgjëje, që ekziston gjithësia, që ekzistojmë ne”, shkruante
ai në “The Grand Design”. “Nuk është e domosdoshme të thirret Zoti për ta ndezur
“Letrën e kaltërt” dhe ta vë gjithësinë në lëvizje.”
Përdorimi i fjalës “Zot”, kishte thënë Hawking për “Times”
pas publikimit të librit, është më shumë figurativ se sa i mirëfilltë.
“Zoti është emri të cilin njerëzit ia japin arsyes se përse
ne jemi këtu” kishte thënë ai. “Mirëpo unë mendoj që arsyeja është ligj i
fizikës, më tepër se sa dikush me të cilin mund të kesh një marrëdhënie
personale. Një Zot i papërcaktuar.”
Hawking e konsideronte veten Ateist
Në një intervistë për gazetën spanjolle “El Mundo”, Stephen
Hawking kishte folur mjaft qartë për mendimet e tij mbi Zotin,
“Para se ta kuptojmë shkencën, është e natyrshme për ne të
besojmë që Zoti e ka krijuar gjithësinë. Por shkenca sot ofron një shpjegim
shumë më bindës”, kishte thënë ai. “Ajo që kam menduar kur kam thënë se ‘ne do
ta njihnim mendjen e Zotit’ është që ne do ta njihnim çdo gjë që Zoti do ta
njihte, nëse ai do të ekzistonte, por që nuk ekziston. Unë jam një Ateist”
kishte thënë Hawking.
Por prap mendonte se gjithësia e kishte një kuptim
Sipas gazetës prestigjioze amerikane “The New York Times”
edhe pse Hawking-u refuzonte ta përdorte termin tradicional “Zot” ose
“Krijues”, ai thellësisht besonte se gjithësia dhe jeta e kanë një kuptim.
“Mos harroni të shikoni lartë tek yjet dhe jo poshtë tek
këmbët. Tentoni t’i jepni kuptim asaj që e shihni dhe vriteni mendjen rreth
asaj se çfarë e bënë gjithësinë të ekzistojë” kishte thënë Haëking mbi kuptimin
e jetës.
“Bëhu kurioz. Sado e vështirë mund të duket jeta, ekziston
gjithmonë diçka që mund të bësh dhe të kesh sukses.”