‘Skybridge’ thyen rekordin e urës më të gjatë në botë

Një urë e varur do të hapet në verilindje të Republikës Çeke, midis kreshtave të malit Kralicky Snezník, duke ofruar një pamje spektakolare për alpinistët.

Sipas zyrtarëve çekë të turizmit, ‘Skybridge’ ka një gjatësi prej 721 metrash dhe regjistron kështu urën më të gjatë të varur në botë, midis dy kreshtave malore.

E vendosur pranë vendpushimit të ‘Dolní Morava’, përmes luginës ‘Mlynicke udolí’ në lartësinë 95 metra, përurimi zyrtar i urës është planifikuar për më 9 maj, pikërisht në kulmin e sezonit të ecjes.

Sipas zyrtarëve çekë të turizmit, ura u ndërtua pranë ‘Skywalk’, një platformë prej 55 metrash e lartë, nga e cila mund të rrëshqasësh poshtë deri në rreth 100 metra.

Vendpushimi i sporteve dimërore dhe ecjes në ‘Dolní Morava’ ndodhet rreth 200 kilometra (124.2 milje) në lindje të Pragës, afër kufirit polak. / KultPlus.com

Në Portugali hapet ura më e gjatë në botë për këmbësorë

Portugalia sot ka hapur urën më të gjatë të këmbësorëve në botë. Një urë kjo e cila ka marrë plot tre vite për t’u ndërtuar, përcjell KultPlus.

Ura quhet “516 Arouca” dhe është e gjatë 516 metra, ndërkaq është e vendosur në qytetin e Aroucas, e cila lidh ujëvarën e Aguieriras dhe Paiva Gorges.

Ajo është bërë e njohur pasi do të krijojë mundësi për zhvillimin e sporteve ekstreme. Rruga nëpër urë mund t’ia marr secilit afërsisht 10 minuta, për ta kaluar.

Ura është e stilit Tibetin, ndërkohë që ajo është e ndërtuar në atë mënyrë, që mbahet nga kabllo të hekurit dhe dy kulla në formë të V-së. Ajo ndodhet afro 515 metra në lartësi prej tokës. / KultPlus.com