Promovohet librii i autorit Vaxhid Sejdiu

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Kantonin e St. Gallenit, në Watwil organizoi kë fundjavë promovimin e librit “Shkolla Shqipe” i autorit Vaxhid Sejdiu. Në këtë veprimtari morën pjesë mësues, nxënës, aktivistë e bashkatdhetarë.

Ky botim ka vlerë si didaktike ashtu dhe do të shërbejë si një historik orientues për kontribute mësuesish në kohë, për bashkimin e shqiptarëve tek institucioni i arsimimit dhe i njohjes së gjuhës shqipe nga breza fëmijësh nëpër dekada.

Vlerësimi i autorit të këtij libri bëhet edhe më i madh, kur njihesh me dashurinë dhe pasionin e tij për misionin e shenjtë të arsimdashjes dhe të këmbënguljes për tre dekada rresht për mësimin e nxënësve të Diasporës./ KultPlus.com