Kumbaro: Vizitorët e Kosovës, agjencia më e fortë e marketingut për turizmin në Shqipëri

Gazetari Enver Robelli tha sot në një postim në rrjetet sociale, se Shqipëria po ndryshon pozitivisht duke u bërë një top destinacion turistik.

Nisur nga përvoja e pushimeve të tij, nga “Vlora te Gjiri i Gramës, shpellë pas shpelle, gji pas gjiu mes shkëmbinjve, ujit të kristaltë, kaltërsisë së pafundme të detit, historive të lashta të piratëve”, Robelli shkruan se përtej problemeve, vendi ynë po ndryshon pozitivisht, duke theksuar se “është në duart e autoriteteve qendrore e lokale si dhe të qytetarëve të përgjegjshëm ruajtja e kësaj pasurie pafund të çmueshme”.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vlerësoi se “pena dhe fotografitë e tij vijnë me gjuhën e dashurisë që kemi marrë ndër vite prej vizitorëve të Kosovës, të cilët sipas Kumbaros kanë qenë “agjencia më e fortë e marketingut” të zhvillimit tonë të turizmit mbi një “kontratë” të nënshkruar me zemër””./atsh/ KultPlus.com