Libri misterioz që nuk mund të përkthehet

Një dyshim, një hezitim, pastaj gjithçka qartësohet falë një klikimi: çdo ditë, miliona përdorues të rrjetit në mbarë botën e shfrytëzojnë mundësinë e përkthimit “online”.

Inteligjenca artificiale mund të dëshmohet një ndihmë e vyer; algoritmet mësojnë gjuhën e natyrshme të njeriut, synojnë korrigjimet e gabimeve e madje tentojnë edhe kapërcimin e pengesave të përkthimit letrar. E ndërsa suksesi i tyre është i madh, ai nuk është i pakufishëm.

Inteligjenca artificiale mund të bëjë shumë gjëra, por ka diçka të cilën ajo nuk arriti ta bënte: përkthimin e dorëshkrimit Voynich, i konsideruar si “libri më misterioz i botës”. Kodiku me ilustrime daton që në shekullin XV, i krijuar me një sistem shkrimi që nuk është deshifruar ende.

Në të është përdorur një alfabet i panjohur, ka ilustrime bimësh që nuk janë arritur të identifikohen, diagrama astrologjike, kështjella e dragonj; duket gati si harta e një parku antik, por shkencëtarët mendojnë se mund të jetë edhe ndonjë përmbledhje e karakterit mjekësor.

Kopja e vetme e tij ruhet me shumë kujdes në bibliotekën e librave dhe dorëshkrimeve të rralla në universitetin amerikan të Yale. Një sërë studiuesish janë përpjekur ta zbardhin përmbajtjen e këtij libri, por pa sukses. Të fundit që e provuan, një grup shkencëtarësh kanadezë, vendosën të përdornin algoritmet.

Rezultati qe thuajse një dështim. Algoritmi i tyre u tha se kishte mundur të identifikonte në dorëshkrim një idiomë hebraike, por ekspertët thonë se ai është “trajnuar” vetëm për gjuhët e ditëve tona, ndërsa dorëshkrimi me karbon daton në shekullin XV. /Top Channel/

Për 600 vjet i fshehur, deshifrohet teksti më misterioz në botë

Për 600 vjet i fshehur, është zbuluar më në fund mesazhi tekstit më të lashtë dhe më misterioz në botë.

Dorëshkrimi i Voynich mendohej se përmbante kode, shprehje magjike, mesazhe nga alienë, por në tashmë ajo çfarë vërtetë është shkruar aty 600 vite më parë është zbuluar.

Ka qenë eksperti i gjuhësisë në universitetin e Bristol ai që ka deshifruar në vetëm 2 javë mesazhin e tekstit.  Doktor Gerard Cheshire shpjegoi se ai ishte shkruar në një gjuhë të vdekur, proto-romance,  ndërsa zbuloi se dorëshkrimi përmban informacion mbi përdorimin  mjekësor të bimëve, banjove terapeutike, leximet astrologjike në lidhje me seksin, çështjet e mendjes femërore dhe prindërimin.

Dokumenti ishte shkruar në përputhje me besimet fetare katolike dhe romake të kohës dhe ka qenë e karbonizuar në rreth mes të shekullit të 15-të.

Dr Cheshire zbuloi se ishte hartuar nga murgeshat Dominikane si një burim referimi për Marian e Kastiljes, Mbretëresha e Aragonit, e cila është halla e madhe e Katerinës së Aragonit.

Aty tregohet gjithashtu edhe historia e një misioni shpëtimi, udhëhequr nga Mbretëresha e Aragonit, për të shpëtuar viktimat e një shpërthimi vullkanik në Detin Tirren në 1444 në brigjet perëndimore të Italisë./KultPlus.com