Falënderim

Poezi nga Wislawa Szymborska. Përkthyer nga Vlora Konushevci.

U kam shumë borxh
atyne që ma nuk i due.

Për kënaqësinë që ma kanë falë
Kur kanë vendos me i nejt ngatë dikuj tjetër.

Gëzimin që unë s’jam ma
ujku i kingjave të tyne.

Kjofshin të bekum, veç ashtu
unë jam e lirë,
e këta dashnia as mundet me na e dhanë,
as me na e marr.

Nuk i pres ma
sa te dera – te dritarja.
Jam e durueshme
gati si nji sahat diellor,
e kuptoj
ata që dashnia nuk e kupton,
e fali
ata që dashnia kurrë s’kish me e falë.

Prej takimit deri te letra
s’kalon nji përjetësi,
veç disa ditë a javë.

Udhëtimet me ta gjithë përfundojnë mirë,
koncertet dëgjohen deri n’fund,
vizitohen katedralet,
peisazhet shterohen.

E kur na ndajnë
shtatë palë male e lumenj,
janë veç male e lumenj
që i sheh gjithkund.

Falë tyne
unë jetoj në tri dimenzione,
në nji hapësinë jolirike dhe joretorike,
në nji horizont të lëvizshëm, të vërtetë.

Ata as vetë nuk e dijnë
çka bajnë në duart e tyne boshe.

“Borxh asgjë s’u kam”,
kish me thanë dashnia
për këtë çashtje të hapun./ KultPlus.com