Xeni nuk e ndal koncertin, vazhdon të performojë në restorantin e tij

Para disa orëve është lajmëruar për ndërprerjen e koncertit të Xenit.

Komua e Gjakovës dhe Xeni sot kishin planifikuar që gjatë ditës të dhurojnë spektakël në lagjet e Gjakovës

Por një gjë e tillë u pamundësua me fillim të koncertit, për shkak të ndërhyrjes së policisë, këngëtari ndaloi për disa orë performancën.

Por ai gjeti një zgjidhje ta mbajë premtimin drejtuar qytetarëve, Xeni është duke vazhduar performancen në restorantin e tij tani, dhe mund ta ndiqni live në Facebook.

Ndërpritet koncerti në Gjakove, filluan të mblidheshin njerëz përreth

Këngëtari i njohur shqiptar, Shkelzen Jetishi Xeni, ka mbajtur sot disa minuta një koncert në komunën e Gjakovës.

Por ,koncerti nuk shkoi siç ishte planifikuar.

Ai u ndërpre për arsye se nuk kishin respektuar masat e duhura të distancës.

“Zonja dhe zotërinj me vjen keq por me urdhër të drejtorit të përgjitshëm, duhet ta ndërpresim menjëherë. Kjo është si pasojë po më duket e mos respektimit të largësisë dhe distancës”, ka deklaruar Jetishi. Reporteri / KultPlus.com